U nisa nga nje shkrim i z. Ylli Musta ku demaskon bajraktarin e dukagjinit Prek Cali qe pervec te tjerave ishte urdheruesi i goditjes ne prite ne befasi te kollones partizane te b 1 Br 1 S ne 14 janar 1945 .

Ka dokumente ne arkiven e Shtetit nga deshmitare okular partizane qe u ndodhen ne ate ngjarje por edhe shkrime te pasardhesve te mercenareve e bashkepunetoreve te pushtuesit qe shkruajne duke ngritur lart bemat e tyre qe per rastin ne fjale treguan pabesine e tyre ndaj forcave patriotike partizaneve qe luftuan deri ne fund kunder pushtuesit .
Nena ime ish partizane e Br1S dhe daja Adem Osmani qe ne fillim te operacionit te madh partizan per clirimin e Tiranes ishte komandant i batalioni te 2 te kesaj brigade , detyre qe e mori kur Muhamet Prodani u emerua komandant i Br1S , kane depozituar ne arkiven e shtetit kujtimet e tyre per luften e Tamares dhe gjygjin qe iu be Preng Calit , Llesh Marashit etj mercenar.
Nga ato qe kam lexuar dhe degjuar prej tyre kam ne memorje sa me poshte :
Pas clirimit te Tiranes Brigada 1 Sulmuese marshoje ne kembe ne drejtim te shkodres ne ndjekje te mbeturinave te kolones gjermane dhe ne 27 nentor ishin ne Shkoder ku mbyllen detyren qe bashke me formacione te tjera festuan clirimin ne 29 nentor 1944 . Te lodhur e raskapitur nga luftimet e Tiranes dhe marrshimit ne kembe , kalimin e lumit Mat te lidhur njeri me tjetrin me litare sepse nje segment i ures ishte hedhur ne ere nga gjermanet , u vendosem ne kazermat ku me vone u vendos Korpusi dhe ne fund Divizjoni I Shkodres.
Eshte i njohur fakti qe ne zonen e Kelmendit ishin strehuar mbeturina te mercenareve bashkepunetore te pushtuesit dhe per kapjen e tyre dhe ne kuadrin e vazhdimit te marshimit te formacioneve te tjera partizane ne tokat e jugosllavise, batalioni i pare i Br1S mori detyren te levizte ne drejtim te Kelmendit . Ky formacin pasi mori dhe disa udherrefyes qe sipas Bejto Fasllise ish kryetar i Keshillit nac. Clirimtare te Malesise se Madhe kish marre edhe bese nga Preng Cali .

Me 14 janar 1945 ky batalion me komandant Fejzi Micoli u godit befasisht nga prita e organizuar ne Tamare nga forca te drejtuara nga Llesh Marashi . Nuk eshte nevoja te permenden pasojat e kesaj lufte qe jane te njohura . Kur u muar vesh ngjarja , Komanda e pergjitheshme ngarkoj Mehmet Shehun ne drejtim te operacionin per kapjen e shkaktareve te kesaj tragjedije , likujdimin e mercenareve e bashkepunetoreve te gjermaneve fshehur dhe ngritjes e keshillave te frontit ne zonen e Kelmendit .Ne kete kuader u nis nga Shkodra edhe batalioni i 2 te i Br1S me komandant Adem Osmani ku ishte partizane edhe nena ime .
Ishte dimer i ashper dhe debore e madhe qe bente te veshtire levizjen e formacionit nga Rapshi , zbritjen ne Leqet e Hotit , Tamare e ne drejtim te Thethit ku ishte marre detyra . Pasi kaluam Tamaren dhe do organizohej kerkimi e kapja e urdheruesve e realizuesve te goditjes se b1sulmues ne u ndame te pushonim ne shtepite e malesoreve te zones . Une thote nena me disa partizane te skuadres ku beja pjese u vendosem ne nje shtepi ne krahun e djathte te lugines. Ne vitin 1989 kur isha me sherbim ne Shkoder e cova nenen deri ne Theth per ta pare ate zone qe ajo kish marshuar ne janar Shkurtin e 45 por muaji korrik ishte i veshtire te lokalizonte shtepine ku bujti ndryshe nga terreni me bore te Madhe e asaj kohe .
Ate nate ne u rehatuam prane zjarrit ndersa nusja e shtepise me dha rrobat e saj dhe pasi bera banjo teshat e mija i vura prane zjarrit qe te thaheshin se ishin leagur nga debora .
Nje partizan mori te pastronte pushken prane votres ndersa nusja e shtepise perkulur mbi djepin po i jepte gji femijes .
Nje krisme arme u degjua dhe pashe nusen qe ra mbi djep . U cova dhe kapa nusen e lare ne gjak e te vdekur . Partizanit qe Ju shkrepi arma ngriu i tmerruar . Erdhi skuadra e disiplines qe e mori ate dhe nuk di thote cu be me te . Ketu ajo nuk e vazhdonte historine se nuk e linin lotet nga ajo ngjarje .
Pasi u kapen Llesh Marashi dhe te tjeret u be gjygji ushtarak ne nje cader ne Koplik ku kam qene edhe Une thote ajo . Kryetar gjygji ishte Abaz Fejzo ku ne nje moment I thote Lleshit : E kujt eshte ajo ore qe ke vene ne dore , ai Uli koken . Abaz i e njohu oren ne fjale te cilen Lleshi ja kish marre Fejzi Micoli para se ta vriste .

Ato dy tre dit qe qendruam ne Koplik tregon nje dite me therret Ademi ( vellai i saj komandant i batalionit te dyte ) dhe me thote shko futu ne ate cader se te kerkojne . Une e ndrojtur futem dhe ne bisede e siper me ate grup partizanesh qe gjeta aty me thane qe pranohesh anetare e partise komuniste. Mu duk e cuditeshme dhe nuk po besoja vesheve por se nuk dija cishte komunizmi .Pasi dola nga cadra Ademi i qeshur me perqafoje duke me uruar me tha qe tani jemi te dy Komuniste . Un nuk e dija qe vellai im ishte komunist qe vone e mora vesh qe Ai ne mars 1942 kur ishim ne bazen ilegale me Tarasin , ish pranuar komunist me rrekomandimin e Enver Hoxhes qe rrinte me ne ne ate baze por qe edhe ate e njoha si Enver Hoxha ne tribunen perpara hotel Dajtit kur parakalova si clirimtare .
Jam dhe do mbeten krenar per historine e familjareve te mi ne nje kohe kur pasardhesit e kolaboracionisteve duan te ndryshojne historine .