13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Manushaqe Hoxha Laçi

Me tragetin e ndjenjave po lundroj;
zemrën mbushur mall kam ekuipazh.
Në kontinentin e dashurisë do ndaloj;
pranë teje, më i bukuri mirazh!!!
“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë
Buqeta yjesh netëve të zjarrta
mbledhur brigjeve të buzës prush.
Nektar derdhur në puthjet e arta
aty ku veç meje nuk futet askush..!
“””””””””””””””
Tjetër botë dua!
Hodha tutje zemërvrarë mungesën
mbushur brenga e mall të patretur.
Murrosur retë me shi u ngarkuan
me dallgë e rrebesh tokën mbuluan.
Mallin e shpirtit e derdha në detë
u dogjën rënkueshëm shkëmbinj e ajzbergë.
Dallgët u tërbuan përplasur në brigje
dhimbja pakufi nuk njeh rrugë e shtigje.
Vadita tokën me lotët e zemrës
filiza mbinë në rrënjët e shpresës.
Dashuri mbolla në parcelat e qiellit
të vijë në tokë me rrezet e diellit.
05. 07. 2020
Shpirti im
I qetë e i trazuar deti i shpirtit tim
batica e zbatica në të tijin rrugëtim.
Si natyra që pamjen çdo stinë ndërron
shpirti buzëqesh i gëzuar e në dëshpërim vajton.
Me bukuri shpirti lulet zbukuruar
ju mungon aroma nga lotët dhuruar.
Qielli me kaltërsi shpirtit tim i ngjan
kur nga dhimbja ngryset, me lotët e tij qan.
Në pasqyrë të shpirtit hëna pikturuar
me shkëlqim magjepsjeje dielli rrezëlluar.
Muzika e shpirtit mbetet refren jete
mes lëndinave shpërthen ujvara e dete…!
03.07.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.