13.5 C
Tiranë
E martë, 3 Mars 2026

Manushaqe Hoxha Laçi

 

Mirë se erdhe!
Mirë se erdhe në shpirtin tim që dritë kërkonte
kur horizonteve të largëta hidhtte shikimin në kaltërsi.
Më rizgjove ëndrrën që flinte në zhgënjimet e kohës
krahët m’i forcove të fluturoj në hapësirat e një qielli të ri.
Mirë se erdhe o dritë dhe errësirën ma largove
zhytur në mua viteve, thellë kishte ngulur rrënjë.
Më solle bekimin, tjetër univers më dhurove
ku ka ditë me diell dhe natë me yje e hënë.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke buzëqeshur, Zmadho
Forca e një burri
Mund ta masësh forcën e një burri dhe nga larg
t’i masësh butësinë mundesh në çdo ditë e stinë.
Pa nevojën e një peshoreje elektronike a metri të gjatë
por me fjalë shpirti që të mbushin zemrën me dashuri.
Forca e një burri nuk matet me peshën që zotëron
apo me dollarët që mund të sjellë netëve në shtëpi.
Madhështia me vlerën e bukurinë e vërtetë qëndron
në buzëqeshjet që të dhuron në trup, buzë e sy.
Nuk ka lidhje me thinjat a vitet në të cilat ka udhëtuar
as me numrin e vendeve në botë ku ka shëtitur.
Forca reale matet me dashurinë e kujdesin e dhuruar
me numrin e rrahjeve të zemrës kur është duke e pritur!Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
Të dua o jetë!
Kur zbret agimi nga maja e malit
qëndisur me lule fustanin e bardhë.
Lehtë hedh hapin si vajza drejt djalit
lozonjare drite, me bukuri të rrallë.
Në syrin e tokës vijnë rrezet e diellit
mbi flokë e supe hidhet velloja e bukur.
Krenare ecën kaltërsia në kupën e qiellit
e lule më lule hap krahët çdo flutur.
Mes ujëvara dritash vallëzon natyra
nata largohet ngadalë me nostalgji.
Mëngjesi na dhuron buqetën me ngjyra
ditën nusërore sjell, për të vjetër e rini.
Ylberet shpalos qielli me duar e sy
Rrezja e jetës refren kënge dhuron.
Lumenj dëshirash zgjojnë ëndrrat aty
gonxhja hap petalet e natyra gjallëron.
Plot hire vjen muzgu e hapin hedh ngadalë
veshur fustan mbrëmjeje, në detaje zbukuruar.
Ledhaton ndjenjen me ëmbëlsi të rrallë
na sjell natēn magjike me trup të parfumuar.
Mbi mantelin e natyrës hëna hedh shikimin
me petale yjesh flokë e supe mbulon.
Nata i shtrin krahët përqafon njerëzimin
heshtja e qetësia butësisht tokën mbulon.
Herë hesht deti, herë dallga nuk bindet
përqafuar me shkëmbin natën e shijon.
Vala përkëdhel bregun që buza i digjet
gjithësia me bukurinë e jetës gëzon.
Qielli e toka gjithmonë do përshëndeten
qoftë dimër, vjeshtë, pranverë e behar.
Në shpirt kemi shpresën e dashurinë për jetën
që refrenin e ditë- natës e ushqen me nektar.
Sot qënkam flugeri që sheh ndërrimin e sitinëve.
Vetëm të më shikoni si më dridhen sy e mollëza.
Si qenka kjo jetë tek të zgjon vrulle rinie
Të bën që nga etja të ndërrosh tjegullat e forta.
Unë jam sot vetë qiell, shtrat, bar dhe lule
Jam shkëmb, det apo dhe gjoks që digjet nga ëndrra.
E dua sot një fustan të bardhë ta vesh në muzgje
Që të më përkëdhelë dora, shpirti-zgalem dhe kënga.
Udha drejt teje!
Kam parë të lindë diellin dhjetëra e dhjetëra herë.
Kam prekur e shijuar pafundësi lulesh me aromë.
Por kur lexova shpirtin tënd mora mijëra diej
e më përkëdhelën lulet më të bukura në botë.
Kam ecur në rrugë të baltosura me hapin mbi gurë.
U jam lutur yjeve të më plotësojnë ndonjë dëshirë.
Por kur preka shpirtin tënd u vendosa brigjeve urë
e kurora yjësish m’u formuan në dorë e në sy.
Kam shëtitur mbrëmjeve mbi rërën e lagur në bregdet.
Pulëbardhat që notonin i kam ushqyer në dorë.
Por kur të njoha shpirtin për mua u bëre mbret
e jeta në udhë më vendosi si dhuratë një kurorë.
Kam parë sytë e hënës me vështrimin e ndrojtur.
Me buzët që më dridheshin bisedonim çdo natë.
Por kur të gjeta u ktheva në kështjellë të pamposhtur
bedenë kalaje, si shqiponjë në udhëtimin e gjatë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.