8.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Manushaqe Ismailaj

Imazhi yt!

Nga shpirti, loti pikonte,
Me dhimbje,te kujtoj!
Ne ëndërrat, më takonte,
Në yjet ,te kerkoj!
Gjatë ditës, ti je diell,
Ne mbrëmje ,kthehesh hënë!
Në shpirt, lot ke sjell,
Imazhi te unë,ke lënë!
Grushtet, fort shtrëngoj,
Në mëndje ti ke mbetë!
Vështrimin ,depërtoj ,
Koha ,dotë se tret!
Ti engjëll, me prit,
Ka vite, shpirti dhëmb!
Moshatarët e tu janë rrit,
Imazhi tënd, m’ka mbet në mënd!

Islande!

“””””””””””

Bote e turbulluar!
Bote shume e deshperuar!
Dehur a turbulluar!
Në ç’rrugê shkon e uruar!?
Kēto shina jan rrënuar!!
Ku shkon bota, as vet se di!?
Mjergull, flak e tym i zi.
Sndalen bombat kursesi.
Theren fëmijet si kērthi..!!
Bote e lige pa karare ,
Ku po shkone cale cale?
Ne kete rruge qe ke marr,
Hesht njerezia, s’thot nje fjal!
As kthehu as ndal!!!

Islande!

“”””””””””””

Dhimbja!
Dhimbja, eshte nje shtepi,
Ku, mbizotron trishtimi!
Mban brenda ,vetem panik,
Qerpiku lotin ,si mysafir priti!
Dhimbja, eshte nje shtepi,
Ku deren ,e ka harruar hapur !
Perballur me flladin ne freski,
Lotet rreke rreshqasin!
Dhimbja, eshte nje shtepi,
Ku, mbizotron merzitja!
Perlotem, ne vetmi,
Pres,te largohet dhimbja!

Islande

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.