8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

MARASH KOLA ЁSHTЁ NGA ATA PERSONALITETE QЁ JETON EDHE PAS VDEKJES

 

Shkruar nga prof.LUIGJ  SHYTI

MARASH KOLA
ЁSHTЁ NGA ATA PERSONALITETE QЁ JETON EDHE PAS VDEKJES.L'immagine può contenere: 1 persona, cappello

Qё nga sot nuk do ta kemi mё midis nesh tё mirin Marash Kola. U lind mё 13 korrik 1931 dhe u nda nga jeta mё 31 mars 2020. Ai u lind nё Lotaj tё Shalёs,nga prinderit Kol Vata e Pashke Basha, nё njё familje me tradita tё larta pёr tё cilat punuan nё tё gjitha kohёrat dhe pёr tё cilat punoi edhe vetё Marashi deri sa u nda nga jeta, pavarёsisht se ishte nё angazhime zyrtare nё nivele tё larta. Marashi ishte nip nё shtёpinё e Bashё Vatёs nё Shtёpinё e Lul Gjokёs nё Gjelaj tё Thethit. Ai i deshti gjithmonё, asnjёherё nuk qёndroj larg edhe pse puna e largonte, por vazhdimisht komunikonte nё mёnyra tё mundshme. Edhe kur nuk kishte mundёsi pёr tё marrё pjesё nё momente tё veçantё tё familjarёve dhe tё afёrmёve, asnjёherё nuk harronte, qё nё mundёsinё e parё tё bёnte vizita pёr tё bёrё urime apo pёr tё bёrё ngushllime, cilёsi kjo shumё e mirё. Ai u nda nga jeta nёn pёrkujdesjen e pakursuer tё bashkёshortes, Lena, djemёve dhe rejave, nipёrve dhe mbesave.L'immagine può contenere: 7 persone, tra cui Luigj Shyti e Gjyste Martin Shyti, persone che sorridono, persone in piedi e vestito elegante
Marash Kola ishte njё djalё shumё veprimtar qё nё rininё e hershme tё tij. Nuk u kursye pёr tё mirёn e fshatit, krahinёs dhe tё gjithё vendit. Ҫlirimi i Shqipёrisё e gjenё nё moshё tё re. Kishte dёshirё tё madhe pёr shkollё dhe megjithse mё vёshtirёsi ai nuk i ndahet shkollёs dhe merr njohuritё e nevojshme. Shumё shpejt u angazhue nё detyra tё kohёs nё fshat e zonё, veçanёrisht nё punёn me rininё. Nё moshёn 17 veç, megjithse i ri, fillon punё nё Rrethin e Dukagjinit Dhe, qё nga ajo kohё, gjithnjё nё detyra pothuaj nё tё gjithё vendin, qё nga Dukagjini e Puka, Dibra e deri nё Korçё e Gjirokastёr, e duke u ngjitur deri nё rangje tё larta tё Ministrisё sё Punёve tё Brendshme. Nё fillim tё viteve ’50 bashkёpunon shumё mirё me axhёn tim, Ndoc Prelё Shytin, i cili nё atё kohё ishte instruktor nё Komitetin e Rinisё sё Qarkut Shkodёr, veçanёrisht nё organizimin e brigadave vullnetare tё rinisё pёr rindertimin dhe ndertimin e vendit tё dalё nga lufta, por edhe mё tej me ndertimin e tij. Mё vonё Marashi ngarkohet me detyrё nё rrethin e Pukёs e nё vende tё tjera, ndёrsa Ndoci pas pak kohe vdes nga njё sёmundje e rёndё e pashёrueshme.
Me punёn e tij shumё tё mirё, Marash Kola, arrinё tё plotёsoj arsimin pёrkatёs dhe dergohet jashtё shtetit pёr tё studiuar, por edhe pasi u kthye suksesshёm prej andej, pёrsёri mbaroj edhe njё fakultet tjetёr nё Shqipёri. Puna me pёrkushtim e bёri tё kёrkuar dhe tё mirёpritur nё punё, veçanёrisht, nё frontin e luftёs kundёr krimit, ruajtjes sё pronёs dhe itegritetin e Shqipёrisё.L'immagine può contenere: 5 persone, tra cui Luigj Shyti e Gjyste Martin Shyti, persone che sorridono, persone sedute, albero, pianta, spazio all'aperto e natura
Marash Kola punoi me tё gjitha fuqitё e tij mendore dhe fizike kudo qё ju kёrkua. Nё detyrat qё ju ngarkuan, ai, e dinte se nuk ishin fushё me lule, por ishte me shumё probleme dhe qё kёrkonin kujdes, vёmёndje dhe vullnet, cilёsi kёto qё kurrё nuk i munguan Marash Kolёs. Ai i shёrbeu ligjit me tё gjitha mundёsitё dhe njohuritё e tij. Nё tё gjithё punёn e tij kishte nё plan tё parё edukimin, bindjen dhe nё pamundёsi tё tyre duheshin marrё edhe masa tё tjera pastaj. Pёr kёtё qe krenar dera sa mbydhi sytё pёrgjithmonё, dhe pёr kёtё u vlerёsue nё tё gjithё kohёrat, nuk la dashakqinjё, pavarёsisht nga detyrat qё ka pasur. Kjo tregohet edhe nga shumё prej atyre qё e kanё njohur, madje edhe nga ata qё ishin pёrballur me ligjin e kohёs. Ai mbylli sytё krenar pёr punёn e tij prej 72 vitesh nё punё dhe pension, qё askush, nuk pati mundёsi ti shtrijё gishtin pёr keq. Nё vitin 1953 Marashi krijojnё familjen duke u martuar me Lenёn, tё cilёt linden tre djem dhe i rriten me shumё dashuri. Ata i ushqyen pёrherё me dashurinё pёr mirёsjelljen, shkollёn, punёn, me dashurinё pёr vendlindje, pёr atdheun dhe tё tillё u bёnё. Leni i qёndroj Marashit pranё gjatё gjithё jetёs sё saj plot dashuri e mirёsi.
Marash Kola kurrё dhe pёr asnjё çast nuk u shkёput me mendje dhe zemёr nga vendlindja e ti, nga Lotaj, Shala dhe Dukagjini, pёr ta u interesue nё tё gjitha mёnyrat e mundshme edhe nga larg edhe nga afёr. Marashi la pas kujtime shumё tё mira, por nuk qe e thёnё qё jeta e tij tё kalojё lehtё, veçanёrisht nё fushёn e detyrёs qё ushtronte, porse pas pak vitesh gjykata i jep pafajsinё. Kjo ja lehtёsoi “plagёn” e madhe qё politika i hapi. Ai ishte i bindur se ishte politika qё e cёnoj nё atё mёnyrё, por mё nё fund mori pafajsinё.
Njё pjesё tё punёs, fitoreve, vёshtirёsive, kёnaqёsive, Marashi, i pёrmblodhi nё kujtimet e veta tё shkruara me shumё dashuri e ёmbёlsi tё cilat tashmё janё nё qarkullim. Marash Kola, kudo qё shkoj dhe punoj nuk i doli asnjё herё jashtё mendjes vendlindja, Dukagjini. “…kudo qё shkova me punё ose studime, deri nё Moskё, dashuria e malli pёr Dukagjinin mё kёnё pushtuar tё tёrin”, shkruan Marashi nё kujtimet e tij. Unё mendoj, vazhdon Marashi “…se sa mё larg t’i qёndrosh vendlindjes, pёr shkaqe nga mё tё ndryshme qofshin, mё shumё tё ndizet si flakadon dashuria dhe malli…”. Ai ndjen keqardhje pёr mos kujdesin e treguar nga shteti dhe qeveritarёt pёr Dukagjinin “…me emёr tё madh dhe vlera tё shumanёshme, nё kёto vitё tranzicioni tё vёshtirё dhe braktisur nga shteti me moskujdesje, nga qeveritё, tё majta dhe tё djathta qofshin”. Ai nuk harron edhe mesazhin pёr lexuesin dhe sidomos pёr brezin e ri dhe ata qё vinё se: “Kudo qё tё shkosh nёpёr botё dhe çfardo posti qё tё mbash, nuk ka vend mё tё dashur pёr ty, se sa vendlindja”. Si njeri i kulturuar, por edhe duke pasur parasyshё vёshtirёsitё qё ka pasur pёr tu shkolluar, dhe rezultatet qё ka pasur, ka qenё gjithnjё i interesuar dhe kёmbёngulёs pёr shkollimin e fёmijёve dhe pёrparimin me rezultate sa mё tё mira. Ata jua shpёrblyen prindёrve tё tyre duke u arsimuar tё gjithё, Deda nё fakultetin ekonomik, Vata akademinё e arteve nё Londёr, Sokoli u specializue pas shkollёn teknike pёr ndёrlidhje ku punon edhe sot. Nё kujtimet e tij tregon me nostalgji pёr pritjet dhe pёrcjelljet pёr prindёrit e tij tё dashur. Edhe, Bora, mbesa e Marashit, qё 12 vjeçe, kur pyetej se nga ishte me krenari thoshte: “Jam nga Lotajt e Dukagjinit”. Natyrisht qё ishte njё dёshirё e gjithhershme e Marashit dhe Lenёs pёr tё mos harruar vendlindjen dhe prejardhjen qё i bёnte krenar. Nё njё shkrim tё disa viteve mё parё Marashi shprehej prerё: “Jam i mbushur me plot krenari pёr Dukagjinin…”.L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute
Megjithё punёn jo tё lehtё qё kishte dhe pёrkushtimin pёr tё, Marashi, gjentё kohё edhe tё pёr tё shkruar nё shtypin e kohёs qё mё 5 maj 1954, qё shkruante nё gazetёn “Zёri i Rinisё” pёr mёsuesen e parё dukagjinase Shkurte Rusheten (Ara). Kёshtu shkrimet vazhduan edhe nё “zёri i Popullit”, Revista “Nё shёrbim tё popullit”, por punёn nё lidhje me shtypin e vazhdoj edhe pas daljes nё pension. Shkroi nё gazetёn “Standart”, “Koha Jonё”, Gazetёn “Dukagjini” tё cilёn e dontё si diçka shumё tё veçantё, etj. Ai ndjehej krenar dhe pёr asnjё rast nuk mohoj punёn dhe rezultatet e arritura por edhe vёshtirёsit e hasura rrugёs, nё jetёn e tij.
Marash Kola, u nda nga jeta, por la emrin e mirё, punёn e mirё, mirёsinё, kudo jetoi, ku kaloi, e ku punoj. Pёr Marashin kishim nevojё pёrsёri ta kishim midis nesh, pёr fjalin e tij tё urtё dhe tё mençur, pёr thellёsinё e mendimit, pёr çiltёrsinё e gjykimit, pёr drejtёsinё e vendimit, por jeta kёshtu e ka. Pёr Marashin do tё ndjejnё mangёsi familja dhe tё afёrmit, shokёt e miqtё e shumtё tё tij, edhe rrugёs do tё mungojnё hapat e tij tё qetё dhe tё sigurtё, do ti mungojё tavolinёs e sofrёs, do ti mungojё rrethit tё burrave, do ti mungojnё intelektualёve tё pёrkushtuar, lapsi i tij i mirё do ti mungojnё letrёs.
Posho i qetё, Marash Kola, o shok, o nip, o mik, se detyrёn tёnde e bёre me pёrkushtim dhe mbydhe nё mёnyrёn mё tё mirё tё mundshme, posho i qetё se pasardhёsit tuaj jo vetёm do tё kujtojnё me dashamirёsi e respektin prindёror, por do ta ngrenё mё lartё emrin tёnd dhe tё familjes tuaj tё shkёlqyer.
Lum ai qё jeton edhe pas vdekjes. Marash Kola, me punёn, me zemrёn, me mendjen e tij, ёshtё njёri prej tyre.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.