Ti, më vjen nga brenda, pa kuptuar,
më ngjall nostalgji, mbush emocion,
marr shpejt lapsin për të shkruar,
gjithçka, në fletë, e derdh plot pasion.
Komandante e shpirtit më bëhesh,
urdhërat t’i zbatoj me shumë dëshirë,
në mendimet e mia ti më dendësh,
nëpër vargje derdh shumë ëmbëlsirë.
Siç dëgjoj një zog tek këndon,
të shkruarit mua më relakson,
në shqetësime gjej paqe, ngushëllim,
përkëdhel trishtimin në shpitin tim.
Shkruaj se e ndjej, është e thjeshtë,
raste ka, që s’e kupton as vetë,
vargjet të rrëmbejnë në harmoni,
të shkarkosh trishtim e lumturi.
Fjalët lindin nga shpirti, si fëmijë,
kapur dorë për dorë, si varg për ty,
vargjet lidhen fort porsi vargmale,
sinkronizohen si notat n’pentagrame.
Shkruaj, se shumë më pëlqen,
shpirti im qetësinë aty e gjen,
memoria ime pafund shkarkon,
lapsi i çiltër të gjitha i dëfton.
Dëshirat, ëndërrat derdhen në fletë,
heshtja ime, në heshtje flet vetë,
fjalë – fjalë poezisë i jap jetë,
ndjenjat, dëshirat bëhen realitet.
Të brenshmën time pyes, përse shkruaj,
asnjëherë përgjigjje nuk kam marrë,
kët’ thesar brenda shpirtit e ruaj,
mendimet, vargjet rrjedhin si ujivarë.
Ëndërrat e mia tejkalojnë realitetin,
vargjet vijnë vetë, s’më pyesin fare,
më mbërthejnë, mbajnë pas vedit,
nga pas ju shkoj porsi manare.
Edhe kur dua të rri në qetësi,
muza më rrëmben, s’më le të qetë,
eja, shkruaj ca vargje, për mua, për ty,
shkruaj, mos rri, kemi veç një jetë.
Shkruaj, se frymëzimi më merr në krahë,
më dërgon në t’paimagjinueshmet ëndërra,
dorën edhe mendjen peng m’i mban,
shkruaj se kështu ma ka ënda!!!
Margarita Bardhi
16.03.2021