Familja…
Shumë dëgjova edhe pashë
kudo ku më çoi jeta,
zemrën dhe shpirtin aty lashë
ngrohtësi veç tek ty gjeta!
Në çdo rrugë që unë shkela
kur gjembat këmbët mi shpuan,
gjeta forcë dhe u mbështeta
vetëm tek ty,plagët mu shëruan!
Je foleza më e bukur
çdo dimër e bën pranverë,
tek ty është çdo ditë e lumtur
pa ty,asgjë s’ka vlerë!
Korrik 2021
Margarita Zeneli.
“”””””””””””””””
Thelbi i jetës është të kujdesesh
Sekreti i jetës është të guxosh
Aventura e jetës është mësimi
Sfida e jetës është të evolosh
Gëzimi i jetës është të duash!
“””””””””””””””””””””””””
“Dashuria është ushqim..
Sa shterpë’ më duket kjo jetë
Kur ska dashuri,
Edhe dielli zhduket
Sipër reve, në qiellin e gri.
Dhe ajri që thith
Pa shije më duket,
Zemra ka nevojë
Për dashuri lutet.
Gjethet pemëve zverdhur
S’duan që të bien,
Pa dashuri ,në tokë
Atyre s’u rrihet!
Zogjtë me cicërima
Gjelbërim kërkojnë,
Pa dashuri natyre
Ata nuk këndojnë!
Lulja që të rritet
Do ujë dhe diell,
Pa dashurinë e tyre
Petalet si çel!
Gjithçka në ktë botë
Dashurinë ka ushqim,
Jeta është e bukur
Me dashuri pambarim!