7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Margarita Llapushi Zeneli

Merrmë o vjeshtë…
Merrmë o vjeshtë, në krahët e tua
më ço në vreshta të mbushura plot,
aroma e frutave t’më deh edhe mua
si dehen dashuritë, çdo ditë e çdo mot!
Merrmë o vjeshtë tani ,më vonë s’i dihet,
buzëplasurat nga vera, ti njomë sadopak,
si mushti i rrushit tek pret të zihet
të ëmbëlsoj shpirtra dhe të shuaj merak!
Merrmë o vjeshtë ,si gjethja kur puth tokën
të shoh vashat në stola dashurish,
me ngjyra të arta t’ju a stolis kokën
flokët t’u puth ,si në skena magjish!
Merrmë o vjeshtë,më ço ku do zemra
të çelet me ngjyra si gjethet e flakta,
mbaje mbështjellë kur dimri të vijë
e ngrohtë të jetë,në netët e gjata!
Shtator 2021
Margarita Zeneli.
“”””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Margarita Llapushi Zeneli dhe bizhuteri

Ëngjëjt nga qielli të zbresin në tokë
Njerëzimin të mbrojnë e të japin bekim,
Sëmundjet e liga ti zhdukin nga kjo botë
E shpresën të ndezin për ardhmërinë!
Loti të na kthehet në buzëqeshje
Diell të lind çdo ditë në shpirt,
Ta harrojmë të keqen e djeshme
Të na qeshin sytë ,si qeshin dashuritë!
Ju përshëndes…
Javë të mbarë ,të gëzuar e me buzëqeshje ju uroj.
“”””””””””””””””””””””””””

Kohën se blej dot…
Gjithçka do të jepja të kisha pa limit
Të nxirrja mall, e të shkruaja me nge’,
Ty jetë që kohën ma merr në infinit
Ëndrrat mi shkel, e pa realizuar m’i le!
Sa dua,.. edhe pas të ktheheshe pse jo,
E ëndrrat e fjetura t’mi zgjoje prapë,
T’i merrja ti shtrydhja ,dhe secilës nga ato
Do i merrja ajkën , në një të bardhë napë!
Por ti ikën shpejt ,dhe kurrë nuk më pret
Vrapon si e çmendur dhe kokën se kthen ,
Brenga e malle lë pas, sa një det
Asgjë në botë, ty nuk të blen!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.