22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Margarita Mitllari

Sot ështe dita e parë qe marr pjesë në Maratonën Ndërkombëtare të Poetëve…
8_ dite me 8_ poezi..
Jam nominuar nga mikja dhe poete Gjelina Keçi !!
Do postoj per cdo dite nje poezi shoqeruar me foton time dhe duke ftuar cdo dite nje poet per te vazhduar stafeten e sfides.
Poezite ne kete maratone do perkthehen dhe botohen ne nje Almanak rus.
Poezia e pare per sot eshte ;
Një xham na ndan…
Vërdallë i erdha botës
më këmbë,
edhe me vrap
u dergja e kapitur ..,
shpirti i dogëndisur
më shfryu një ah!
Qendrova në shtëpi
përballë në dritare
shoh përpara syve
një botë xanxare
të etur nga cmirra
të blejnë kulturë.
Kultura reale
u ka shtënë frikë
dëshira e çmendur
“paren” për para e bëjnë prikë:
luajnë artin bixhoz..
Te xhami kristal
këtu në dritare
shoh botën e egër
të etur për pare.
Kultura ,Arti
janë vetë” flori”
hynë në udhë qorre
I molepsi një ves
mblidhen katër pesë
e bëjnë biznes.
Përsëri unë rri këtu
tek e imja dritare
ky xham më ndan
me botën madhe
marr e jap pa shpërblim
kulturën e shpirtit tim.
Muajin e Letërsisë
,që prej vitesh e jetoj
në frymën time e ndiej
gjer në inde e përçoj.
Margarita Mitllari
Më,11.10.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.