30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Margarita Vera Mitllari

 

Hëna
Ti ,o Diell ,që ngron botën,
a thua erdhe pranë për mua,
të më ngrohësh,
të mos kem ftohtë
me të fortat rrezet e tua…?
Thuamë !,-në isha unë
Hëna ,që doje ti ,
Hëna ,që soditi botën,
kur binte në qetësi…
Hëna, që të vinte në gjumë,
Hëna, që shoqëron natën
dhe jep dritë në gjithësi.
Hëna ,që hyn nëpër dritare
ndriçon mirë në çdo shtëpi.?
Hëna ngrohtësinë donte
netëve të ftohta shumë.
Dielli ngrohte diku tjetër…
ngrohtësi Hënës
s’i dha kurrë .
Hëna zonjë kryelartë
vazhdoi udhën, si më parë.
Dielli qënka i tërbuar
paska rreze për të përvëluar!
Diellin ,
Hëna s’e bëri dot shok
vetë shetit edhe sot….
10.04 2020 (ora 15 .43′ )
M.(Vera)Mitllari ,në Tushemisht, Pogradec
“”””””””””””””””””””””””
Kështu do të kujtoj…!⚘
Nga goja nxorre gjithmonë mjaltë,
kushëriri im,
o vëlla Vangjeli zemërbardhë!
Fryma jonë
ngaherë këmbente mirësi ,
për jetën.
për të ardhmen dhe harmoninë,
ashtu siç e donim ne letërsinë..
Kurrë nuk nxorre nga goja
të keqe fjalë,
kurrë ,kurrë nuk ngule gjemba,
as ndonjë halë.
Vështirë!!!..shumë vështirë
të shkoj për në lumë,
kushëriri ynë vëlla
ka rënë në gjumë.
Kur unë të të bërtas:
– Kushëri ,si të kam?
Të lutem ,nga Qielli
më jep një mundësi!
Nuk dua të të humbas
lotë të gëlltas,
dua të ndjehem
që je këtu ….
i rrethuar nga vajzat e tua,
si flutura të bukura….
sofrën duke shtruar,
ne me motrën Dhorkën
të rrimë …
me Nuçin, si dikur
me kushërinj të tjerë
bashkë te oxhaku,
aty,aty te konaku ,
bashkë me Lejdin
dhëndrrin tënd të parë
deli djalë.
Dua gjallë ..midis nesh
të të mbaj këtu,,
e bashkuar,
me gjeneratat me radhë
me ishnxënësit e tu.⚘
Margarita Mitllari
Në Tushemisht ,më 12 Shtator 2020⚘
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.