Kërkoj….
Kerkoj diellin në qiellin gri..
Kërkoj rrezen të më ngroh..
Kërkoj supin tënd, aty të rri..
Kërkoj ylberin tim, brenda ty të shoh..
Mbi supin tënd, kokën të harroj..
Si dikur aty të enderroj..
Dhe zogjtë mbi kokat tona të zbresin..
Të thurin ëndrra, dhe aty të mbesin..
Kërkoj këngën e bilbilit të më shoqërojë..
Në vargjet e mia zëri tij të kumboje..
Thellë në shpirt të më trazoje melodia..
Kerkoj zemrën t’ma pushtojë dashuria!
Gjithçka kërkova tek ti e gjeta
Tani aty të rri e qetë
Si vesë pa tharë mbi lule mbeta
Mbushur nektar porsi një bletë !
Asgjë më shumë tani nuk dua
Parajsën time e kam në krah,
Ke qënë dhe je përherë me mua
Të kam dhe përjetë do të mbaj!
Qershor 2021
Margarita Zeneli
“””””””””””””””””
Më prit Atdhe..
Më prit Atdhe,
shpejt do të vij
Si zog mbi re do fluturoj
Të ulem në prehër aty të rri
Bukuritë e tua dua ti shijoj!
Më prit Atdhe ,
derën mbaj hapur
Mallin ta shuaj më mos t’më djegë
Në krahë shqiponjash të jem kapur
Zemrës të mos i lë asnjë brengë!
Më prit atdhe,
nuk do vonohem
Si bleta nga hojet do të dal
Do fluturoj mbi të mijat troje
Mbi lule të marr të ëmblin nektar!
Më prit atdhe,
një ditë do t’kthehem
Përgjithmonë aty të mbes
Dhe nëse vdes e qetë të prehem
Aty ku u linda, dua të vdes!
Qershor 2021
Msrgarita Zeneli.