Shi kujtimesh”
Shumë shi po bie sot
Duket ashtu i rebeluar
E shoh dhe kam nostalgji
Dicka në mendje sërish kujtuar.
Sa kohë të arta ishin atëherë
Shiun e shijonim ndryshe
Loznim të gjithë jashtë në shi
Ose brenda dyshe dyshe.
Interneti na mungonte
Nuk kishim as telefon
Kur binte shi mblidheshim bashkë
Dikush luan, dikush këndon.
Rrallë shkruaja poezi
S’më vinte frymëzimi për dreq
Tani që vargjet vërshojnë
S’di ke të hedh e s’di ke t’heq.
Si mjegull malli vervitet
E kujton ditët që shkuan
Bëj ti hedh ato në vargje
Shiu m’i merr, me bulezat i bluan.
Dhe pikat vazhdojnë rrokullisen
Mbi xhamin e ftohtë disa kanë ngrirë
Kujtimet memorien e çoroditën
Në dritare sytë, rrinë si të mpirë.
Thonë se shiu romantik të bën
Të zgjon endrrat, të sjell kujtesën
Tek unë ndodh e kundërta krejt
Dua veç diell, atje gjej shpresën.
Jo se nuk e dua shiun
Dhe kujtimet s’i urrej
Por Dielli më ngroh në shpirt
Tek ai veten e gjej.
22/01/2021.. Mar 🌺