13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Margherita Stoja “GEZUAR DITLINDJEN”

Shkrimtaria,poetja e njohur Margherita Stoja sot feston pervjetorin e ditlindjes.Gazeta “DRITARE E RE” I URON GEZUAR DITLINDJEN. LEXUESIT PRESIN VEPRA TE REJA NGA DHKRIMTARJA DHE POETJA MARGHERITA.Mund të jetë një imazh i 1 person

Gëzuar Ditëlindjen edhe 100. | Facebook

Po Ti je mirë biondinë qiellore? – e pyet ai duke e parë me sytë e shpirtit të dashuruar. Ajo nuk duroi t’i pergjigjej e vazhdon :- Babai më tha se në bujtinën tonë ka ardhur një burrë fisnik,shtatlartë e muskuloz. – Tamam nga ata të ëndrrave vajzërore.Mëndja më shkoi menjëherë tek ti,dhe mezi prisja mbrëmjen të shiheshim. – i thotë ajo krejt e pafajshme. Patrik shtangu.Donte t’a braktiste me qindra kilometra e mos të dinte më asgjë për të,as sërën e saj. Oh,perëndi ! .. Si është e mundur parandjenja t’më ndiqte deri këtu?
Pra, vajza që pat parë në muzg e largohej si shtojzovalle, që i’u shfaq si vet ëtimë me kalin bardhë e zi, nuk qe vegim,as fantazi apo imagjinatë ! Vështrimi nuk e pat gënjyer ! Paska qënë pikërish ajo, që nisej buzë perëndimit për të takuar atë, “argatin” që kthehej nga sarajet e saj,pas një dite të lodhshme e plot ëndërra.
– Oh im Zot i plotfuqishëm, më thuaj pse i erdhi kaq shpejt fundi ëndrrës time ? Sa hap e mbyll sytë ajo do të venitet si buzëqeshja në ëndërr. Patrik ndihej i dërrmuar e zhytyr në mijra dyshime. Donte t’ia mbathte pa e përshëndetur , t’a braktiste këtë natë vjeshte, se sa të qëndronte për të shkruar historinë e dhimbjes me penën e gjakosur.N ë fund t ë fundit çfarë faji ka krijesa ëngj ëllore q ë nuk di asgjë nga vorbulla e tij. Ndoshta po ta dinte që “princi i saj bujte në katin e parë sëbashku me argatët e tjerë , do shkallmonte zinxhirët e heshtjes e do zbriste të bënte dashuri me atë që pat kërkuar një natë më parë pyjeve t ë dashuris ë. Aty ku lindin flirte e digjen ëndrra.
-Eloiza a do mund të dashuroje një burrë të pashëm e fisnik,por që nuk i përket shtresës tuaj? – pyet ai kuroiz,por pa ndonjë qëllim djallëzor. Ai vetë po luftonte me veten për ta bindur, se nga ajo vajzë duhej të largohej menjëherë. – Po të jetë për mua ,nuk përbën ndonjë problem,ndërsa ata … – i thotë ajo,duke lënë të nënkuptohej. Ajo po vriste mëndjen se cilës shtrese i përkiste Patrik. Ndoshta nuk qe sëra e saj,por ndaj tij ndiente tërheqje të magjishme, sa nuk donte të dinte më tepër.- Si e ke kuptuar Eloiza që për familjen tënde ky përbën kushtin kryesor ? – e pyet sërish, duke ndierë dëshirën e fortë të burrit për ta pushtuar në krahët e fuqishëm,derisa t’i ndiente frymëmarjen e saj të shpeshtë si të dallandyshes. E me vështrim filloi t’a zhvishte ngadalë duke i përkëdhelur supet e brishtë, ku lehtazi nga poret e lëkurës olivastro, ndiente të çlirohej njomështia e moshës. Eloiza e pa me ata sytë ku shtrihej horizonti i dritës, e befas u pendua që i tregoi sekretin e familjes. Tash ai, po t’mos qe sëra e saj mund të largohej e zemra do i mbetej gjithnjë në pikëllim. Sa mbrëmje pat dal enkas nga shtëpia me kalin e saj, Aronin ! Nuk la kënd të pyllit pa shkelur,derisa me humor të prishur kthehej pas.
-Kam dëgjuar prindërit të bisedojnë, por mua nuk më intereson .- i’a kthen ajo me qëllim, e gati e turpëruar. Patrik kuptoi vështirësinë në të cilën u gjënd dhe ndërhyn pa drojtje.
-Ti mund të dashurosh një burrë fisnik që nuk i përket aristokracisë së lartë ? Një burrë që aristokracinë e vërtetë nuk e ka në letra, ku shkruhen kështjella e prona që posedon,por e ka në madhështinë e shpirtit. Ai vuri re mollëzat i’u ndezën purpur njësoj si gjethet e perflakura të vjeshtës dhe u pendua. Ndoshta qe tepër e vogël për të dhënë përgjigje të rëndësishme .
m.stoja.Fragment nga romani i radhes.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.