13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Margherita Stoja

LETËR NËNËS.

“Unë nuk kam njohur kurrë nënën time! Kam dëgjuar të flitet se qe vajzë e buku,r shtatlartë dhe plot hire. E quanin mbretëresha e pasionit dhe dashurisë,e prej atij pasioni linda unë. Ridhte nga familje me emër të njohur aristokrat. Shpesh përfytyroj se jam shëmbëlltyrë krijuar prej frymës dhe shpirtit të saj të çiltër,e pastaj fantazoj se jam frut i pasionit më të bukur të shpirtrave dhe trupave me biokimi të dashuruar ,nga ku vinë në jetë krijesa të lumtura. Unë nuk pata fatin të jem e tillë,përkundrazi krejt ndryshe ,por nuk dua të trishtoj nënën.

Oh e shtrenjta ime nënë ! Sa shumë dëshiroj lumturinë tënde ! Por tani që jam rritur e filloj të kuptoj, mendoj se lumturia jote është e cunguar pa mua,magjinë e dashurisë tënde sublime. Shpesh, para se të bie të fle,i lutem perëndisë të dëgjojë zërin tim. T’më shfaqesh në ëndërr e të përqafoj me atë dashurinë misterioze të panjohur kurrë. Të ndiej ngrohtësinë e përqafimit të nënës. – Sa e lumtur do ndihesha të njihja imazhin tënd ,ndoshta kemi ngjashmëri e shtrenjta ime! Eja e mrekullueshmja nënë ,eja në ëndrrat e mia e më fol për gëzimet e jetës tënde. Zëri yt plot ëmbëlsi do t’më mahnisë ,ku në çdo tingull do të perceptoj dashuri në tënde madhështore që nuk munde t’ma japësh.Të detyruan apo qe zgjedhja jote do t’i hedh pas krahëve,e gatshme të nis hapat e parë pranë teje ,si fëmija kur fillon të ecë me i drojtjen se bie,por i qetë se duat të sigurta e ndjekin pas. E di , zëri yt i ëmbël do t’më mahnisë,e në çdo tingull magjepës do të ndjej dashurinë e muguar.

Sa bukur nënë! Sa e mrekullueshme kjo fjalë që trondit univesin ! Më lodhi mungesa e rritjes pa ty,e madhërishmja ime! – Por të premtoj se nga malli që kam do harroj vitet torturë , që kam kaluar – Si thua? Vallë druhesh nga vitet e gjata që kemi kaluar të ndara, e mendon se flatrat e mia të lumturisë nuk do të hapen ,e të fluturoj drejt krahëve të hapur,si miklim më i shtrenjtë dashurie?

– Jo e shtrenjta ime! Kurrë mos mendo se do refuzoj dashurinë tënde si hakmarrje e “braktisjes” apo largimit tënd të padëshiruar. Unë shëmbëllimi i mishërimit të dashurisë dhe frymës tënde,shpirtit tënd të ndjeshëm,të mirsjellshëm e human, rritur brënda qënies tënde e ushqyer me gjakun dhe frymën tënde ,kurrë nuk mund të mos pranoj dashurinë e Nënës ! E di nënë si është dashuria ime për ty? Duket paksa e çuditshme. Nganjëherë torturë përvuajtjëse e viteve pa ty, pastaj e kthjellët si thellësitë e oqeaneve që ka jetuar gjithnjë në strehëzën e zemrës tënde,mjafon vetëm përqafimi i mallit të ndezur .

E dashur Nënë ndiesë se ndoshta të lodha , edhe pse zemra e nënës është e mbushur me dashuri për evlatin,sa timonieri i forcës ,dhëmshurisë dhe energjisë për të,gërmadhat e shëmbura do i do ngrinte në këmbë.

Pres të njoh në ëndërr ,të puth shpirtin tënd kristal e sytë e kulluar ku shtrihet universi i dritës!

Me shumë mall Dorotea.

m.stoja. fragment nga romani i radhes.

“””””””””””””””””””

Doktor Karlos specialist në repartin e psikiatrisë dhe drejtor i spitalit, bisedoi gjatë me kolegun dhe mikun e tij gjinekolog,doktor Amadeus Vernier. Qe mjek me reputacion në spitalin ku ai qe drejtor prej vitesh.Doktor Karlos foli hapur me mikun e tij,se vajza nuk qe e fejuar ,veçse ndonjë dashuri klandestine, e” padenjë” për familjen e saj aristokratike. Ndaj duhet të bashkëpunojmë në mënyrë që foshnja mos të dalë nga spitali. Menjëherë pas lindjes duhet t’a shtrojmë në repartin e psikiatrisë, lindur me – “zhvillim të vonë mendor”. Ekipi pediatrisë psikiatre do të ndiqte fëmijën në ecurinë e zhvillimit neurologjik. “Nëse do të ketë ndonjë përmirësim,apo mund të mos jetë i vërtetë dyshimi,mund t’a nxjerrim.” – i thotë Doktor Karlos duke dashur të zbuste piketimet në dejzajnon e krijesës fatkeqe pa të ardhme.Ndërsa për mungesën e mos humanizmit askush nuk shqetësohej. Doktor Amadeus ngriu nga ky konfirmim i ftohtë, i thatë , i padenjë nga ana e mikut dhe kolegut të tij psikiatër. Ndjeu drithërima të ftohta t’i përshkonin gjithë trupin nga “plani pa hanxhiun” i mikut të tij. Për çfardolloj pakti shpërblyes, ky konkluzion i parsyeshëm , struku jo vetëm shpërfytyrimet e ndërgjegjies,por mbi të gjitha ndjeu të zbehej në profesionalizëm,atë të qënit mjek.Ndërsa humanizmi shkelej me këmbë,si të qe kartë e zhubravitur e pavlerë . “Ti rrëmbesh foshnjën” një nënë që për nëntë muaj e ka mbajtur brënda qënies së saj, ushqyer me frymën dhe gjakun e çdo qelize. Me gjithë respektin që kishte për mikun e tij psikiatër, ky arsyetim qe i papranueshëm për të.E sa më shumë meditonte ,aq më tepër vazhdonte të ndiente goditje të rrufeshme ankthi në kraharor. Ndërsa ndërgjegjia do i brente shpirtin ,deri në shkatërrim të plotë të egzistencës.Veprimi bashkëpunues me kolegun dhe mikun e tij, do të shënonte dështimin e një karriere të shkëlqyer dhe mbylljen e saj në mënyrë të turpshme. E tek përfytyronte vështrimet përbuzëse të miqve,shokëve e shoqërisë ,shigjeta farmaku i shponin zemrën. Përpara i shfaqeshin fytyrat e dashura të familjes ,bashkëshortes , fëmijëve të rritur me të ardhme të ndritur përpara ,e ai babai më i duruar ,që investoi tek bijtë e tij edukatën qytetare dhe dashurinë për dijen,nuk mund të njolloste as jetën e tij,dhe as të familjes. Këtë njoll zhgënjimi nuk mund t’ia jepte askujt,e as vetes, sa vetëm duke menduar të kryente apo bashkëpunonte në veprime të tilla,edhe vetja i neveritej. Të gjitha këto doktor Amadeus i vuri mbi ballancën e ndërgjegjës e ndjeu mëshirë për mikun e tij.
Nganjëherë për të ruajtur miqësinë gjëndemi në dilema të pafundme, pavendosmëri apo vendime të gabuar , vendime që kundërshtohen,konkluzione që shtyhen, dhe fundi me çmimin më të shtrenjtë. Ndaj doktor Amadeus stiste mirë mendimet pa asnjë burim drite.E vetmja dhe mundësia më unike për të ,qe të asistonte lindjen e fëmijës, ndjekjen shëndetsore për sa ditë “nëna” do të qe e shtruar në maternitet . Oh,sa shumë e drithëroi fjala – Nënë! Sa e magjishme ,sublime e dashur na është të gjithëve dashuria e saj. Ndërsa ai duhej të “vriste” dashurinë e tyre dy palëshe.
– Oh i madhërishmi Zot! – Çfarë çmimi i vë njerëzimi këtij mëkati ? – Të coptojë dy zemra, dy shpirtëra të pafajshëm për të vetmen arsye. – “ Se kush lind me “fat” dhe jeton në kështjella aristokratike ka “të drejtë” të mbulojë gjithshka të pandershme .

fragment

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. Ne shume gjera gjej veten ne kete shkrim sudomos rritja pa nenen , qe pavaresiaht se se pash fyren e saj , sa here qe ndjehesha keq instiktivisht Goja thot “oh nene”
    Shpresoj qe ta lecoj kete roman nje dite !

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.