Ti o trëndafile që çel në pranverë.
syrit e zemres i bëre nder..
Ti çel pas dimrit me akull e borë
tani je e imja , të kam unë në dorë
Ti o trëndafile që çele në prill .
lulja më e bukur , lulja më e mirë..
vetëm të të preku petalet tua..
shpirti po me ngopet ,tjetër nuk dua..
Në mars një gonxhe, në prill një lule..
Ah.. në dorën time erdhe u ule..
Pa ty nuk shkruhen vargjet as kënga.
një mijë petale edhe dy – tri gjemba
Ti o trendafil me ngjyrë dashurie.
.që ëndrrat e mija si le në hije
me ty djersitëm ,me ty argtohëm..
me ty buzqeshi ,me ty frymzohem..
Unë ta di shijen ,unë ta di vlerën.
aroma jote e rilind pranverën
Kur jam pran teje zemrës i bën nder..
Ti të gjitha stinët po mi bën pranvere..