20.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Mariana Paylikioth

URIM ZEMRE NGA NJI NENE.No photo description available.

….Faleminderit, qe je me mua, vajza ime, shoqja ime, mikja ime me e mire….!!!”
…Sot ke datelindjen Iliana, Bija ime !!
U befsh edhe 100 pranvera te lumtura!!May be an image of 2 people, including Mariana Paylikioth, people standing, balloon dhe E brendshme
Sot je vete nene dhe e di cdo te thote te shtrengosh ne gji femijen tend, por le te kthehem pak prapa :
Cdo dite ti rriteshe dhe ishte e afert dita, qe do te largoheshe prej meje, nuk do te deshiroje me qe te perkedhelja si dikur, kuptohet nuk do te deshiroje me te flije shtrenguar ne gjoksin tim.
Nuk do te prisje me te te gjeja une veshjen, por do e zgjidhje vete dhe do te visheshe duke u pare na pasqyre ne dhomen e gjumit
Dhe kjo dite erdhi dhe ti nuk kishe me nevoje per doren time, kur zbrisnim shkallet dhe kerceje “hopthi”.
Nu ke me frike nga erresira, si dikur qe turreshe drejt meje me lot e trembur dhe ashtu ne gjirin tim te zinte gjumi.
Ahh, sa me mungojne ata syte e tu te bukur me bisht te qeshur qe me kerkoje ne mes te turmes, kur kthehesha nga puna.
Por jeta keshtu e ka Bija ime!!May be an image of fëmijë dhe E brendshme
Sa halle kemi qare bashke, sa lot kemi derdhur ashtu ne heshtje.
Dhe keshtu Bija ime hodhe shtat u bere nje cupe e bukur, me ato faqe qe kur te qesh shpirti formojne aq bukur ate fytyre te qeshur dhe une nuk ngopesha duke te puthur Ty.
Apo syrin tend, qe kur me veshtronin me dridhej tere shtati im.
Hodhe “boje” Bija ime dhe me floket aq te bukura qe te binin mbi supet e tua te njoma….
Bija ime ti e ndertove cerdhen tende te ngrohte dhe tani e kupton mamin, pyet veten tende dhe me jap te drejte pse mami:
Te kerkonte kurdohere edhe atje ne mesin e njerezve ku ishe dhe luaje me shoqet para shtepise.
Perse mami te kapte dockat e vogla kur dilnim bashke qysh ne hapin e pare.
Dhe dije dashuria ime, se prapa te gjithave “PSE-ve” te tua, vetem nje gje duhet te te ngulitet ne mendje dhe ne zemer dhe kjo eshte dashuria ime për ty…
….Tek une ke gjetur qartesine e te gjitha dyshimeve te tua ne cdo hap te jetes, qe ke hedhur, por mos harro se kam qene drita ne momentet e tua me te erreta, edhe ne perjetesi jam Nena jote dhe ti gjithmone do te mbetesh Bija ime e dashur ….
Ta gezosh 40 vjetorin Bija ime e dashur!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.