14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Marigona Kelmendi

ASGJË S`QENKA E IMJA

 
Pos shpirtit tim të pastërt
Mbaje mirë mos e lëndo
Bëjë atë që shpirti yt e do
 
U rrethova me shumë gjëra
Sa rroba e sa shtëpi
Sa njerëz falco
E sa meë dhanë dashuri
 
Sa rrugë pata në jetë
Sa s’dija kah të shkoja
Sa vuaja për të tjerët
Sa edhe veten e harroja
 
Sa nisa të ecëm
Pa këpucë ndaloja
Sa ëndërroja
Gjëra të bukura
 
Në mëngjes
Mbetëshin vetëm ëndrra
Unë nga gjumi u zgjoja
 
Sot lash çdo gjë mora
Vetëm atë që doja
Shpirtin tim të pastërt
Me dritën që kërkoja
 
Sot lash të gjithë
Lash lot e pikëllim
Sot e një muaj të gjithë
Flasin për shpirtin tim
 
Asgjë nuk është e jotja
Përpos zemërbardhësisë
Pos fjalës tënde të bukur
Pos dashurisë.

Janar 2022 Marigona Kelmendi Zekaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.