18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Marigona Kelmendi zekaj

EDHE NJË HERË

Sërish m’u kthy ndjenja e frikës
Në portën time pse më trokiti
Edhe zhurmimet e keqadashsve
Prap u thye dritarja nga plumbi i rënë
Çatia u bë rrëmujë
Tymi mbuloj qellin e re
Besoni më u ngrit nga shtrati
As syt s’po mund t’i hapi
Kaluan ca vite të kujtimeve
Sa nisa pak të harroj gjakun
Nepër tokë që vendin e mbuloj
Ç’mu kujtua nëna si ecte zvarrë
Mé fëmije ndër sqetulla
Mu kujtua edhe këmba e zbathur
Këpucët neper rrugë të mbetura
Një sofër e të pa ngrën
Veq me një kafshatë të bukës së thatë
Një pjatë me pak supe e buka kore
Mu kujtuan zërat e trishtimit
Mu kujtuan lotët e vajtimit
Mu kujtuan krismat para syve
Që në zemèr me dridhen
Plumbat që drejtë në jetë u hidhen
Terr e tmerr sante kujtova
Një luftë të tretë e perjetova
Ç’na duhet lufta kur egziston liria
Dhoma ime mbetur bosh
Unë nepër malët i kërkoj
Rrobat emia në degë lisi
Sa herë me dushk trupin mbuloja
Nisa rrugë me krejtë familje
Si gjysma e shpirtit ne ndanë
Gjysma ishin të vdekur
E kurrë ma nuk u pamë
U ngarkova me gjëra të jetës
Gjysmen i hodha mbasë shpine
Kur më kaploj frika
Paqën vet s’mund e vlerësova
Ani ku të kërkoj drejtësi
Të demonet e pa shpirt
Që ndeshkojnë gra e fmi
Kur nuk kanë asnjë pik faji
Marigona Kelmendi zekaj

26 02 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.