13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Marin Pepaj

FJALË ARI

• Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.

• Një shkëndijë ndez një mal.

• Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.

• Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë”

• Ruaju të të ruajë perëndia.

• Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.

• Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.

• S’lidhet kali me pe.

• Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.

• Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.

• Më i keqi vëlla të merr hakun.

• Motra jemi, shoqe s’jemi.

• Ndarja është më e mira e të ligave.

• Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

PËRVJETORI I LINDJES SË MUSINE KOKALARIT
Musine Kokalari lindi në Adanë, 10 shkurt 1917. Së bashku me Selfixhe Ciun dhe Jolanda Kodrën ka qenë ndër shkrimtaret e para në Shqipëri.
Më 1920 u kthye së bashku me familjen në Shqipëri, ku nisi shkollën fillore në Gjirokastër.
Më 1929 familja e saj u vendos në Tiranë.
Më 1937 mbaroi Institutin “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas vijoi studimet në Universitetin e Romës, në Itali,
Më 1941 mbaroi universitetin me rezultate të shkëlqyeshëm, me një temë diplome për Naim Frashërin.
Në vitin 1943 së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të të tjerë, themeloi Partinë Socialdemokrate.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Më 12 nëntor 1944 iu pushkatuan pa gjyq vëllezërit Muntaz e Vejsim Kokalari.
Pak përpara arrestit i dërgoi një letër Aleatëve, të cilët ende ishin në Tiranë. Në letrën e saj kërkonte zgjedhje të lira dhe lirinë e shprehjes.
17 janar 1946. E përndjekur nga pushkatimi i vëllezërve dhe duke pasë qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit “Zëri i lirisë” u arrestua.
Më 2 korrik 1946 dënohet me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.
Në gjykatë, Kokalari mbajti këtë qëndrim:
“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”

Më 1964, pas 18 viteve burgim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Musineja punoi fshesare dhe 11 vjet në ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit.

Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni.

Ndërroi jetë më 13 gusht 1983.

Më 1991 familjarët e saj e zhvarrosën, tani e ka varrin në Shish-Tufinë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.