30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Marinela Velaj Likaj

“Shpirtërat në inflacion”

Zoti e lejoi Njeriun të jetë qenia më e zgjuar
e Botën të drejtojë
pas rebelimit të Satanait e mëkatit të Evës dhe Adamit;
frerët e Botës Ai i lëshoi.

Nuk di në pati thjesht besim se Bota njëlloj do të funksiononte,
a e mundi zemërimi nga rebelimi dhe mëkati prej bijëve të tij?!
Por, që nga ajo ditë e sot të kalbura janë rrënjët e mollës së mëkatit
dhe bashkë me të po kalben çdo ditë e më tepër dhe zemrat e njerëzve.

Kjo Botë që pretendohej të ishte e përjetshme
po shuhet ngadalë,
zemrat janë mbushur zili e urrejtje,
mjerimi e ka rrethuar nga çdo anë!

Në Piedestal qëndron Urrejtja,
Mashtrimit himn po i thurrin,
me lavdi e lajka është veshur Gënjeshtra,
Mjerimin Shpirtëror po e lartësojnë, po i ngrenë kult.

Se shpirtërat njerëzor kanë pësuar Inflacion,
llogaritë gabim janë bërë,
kjo Botë është kalbur që në rrënjë
se frutin e mëkatit vazhdojmë të hamë!

Marinela Velaj Likaj
20/02/2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.