9.5 C
Tiranë
E enjte, 5 Mars 2026

Marissa Rrasa Ashiku

Fati yt…

Fati yt
bie si ujëvarë në jetën time,
vërshon i ftohtë
dhe shkumon mendimet e mia të bardha,
e etur, mbush një amforë,
me ujin e freskët që rrjedh nga buza jote.
Dua të pi, por jo sot,
të pi kur të ndjej që shpirti po më thahet
për ty,
të pi për të freskuar harresën,
sa bukur më kanë parë sytë e tu…
S’dua të harroj fjalën që më pëshpërite në heshtje,
sy më sy,
ende vallëzon në kokë,
si gjethe që bie në flokun tim
dhe më zbukuron,
pa e ditur,
unë mburrem…
….më do….
Dashuria ma përmbysi logjikën
dhe e zgjidhi enigmën e fateve të pafat…
ti ende më përket…
… unë ende të dua,
si më parë…

Marisa Ashiku 29/7/2022

“””””””””””””””””””””””””

Më mba…
Më mba
në puthjen e gishtërinjve,
aty, ku varet cipëza e shpirtit
që vesh dridhërimën,
më ço larg botës të pabotë,
t’i dorëzohemi njëri- tjetrit
tek e njohura dhe e panjohura e vetes,
më jep një moment
që s’e kam jetuar kurrë,
të më bëj të dukshme dhe të padukshme,
të jem e afërt dhe e largët,
në prani dhe në munges,
e kur të vijnë ditët gri
kur gjurmët tona t’i laj një shi
kujto,
të mbaj…
fort shtrënguar,
mes gishtërinjve të kryqëzuar,
puthen dy duar,
puthemi ne…!

Marisa Ashiku 26/8/2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.