22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Marjana Sulejmani

E fshehta e shpirtit tim!
Nga thellesia e shpirtit tim ato fjale qe dalin nga aty
Te shkruara ne vargje,dua te jetojne
Te jene nje fare e mbjelle ne zemren time
Dhe kush ka force le t’i kuptoje
Jane fjale qe kete here
Nuk dalin nga buzet
Nuk shkruhen me boje ne leter
Por nxjerrin nga ai shpirt i lodhur
E i munduar,nje betim:
Jam ajo qe isha dhe ajo kam per te mbetur
Shtepia e ketyre fjaleve
Te jete vetem shpirti im
T’i lexoj une dhe vetem une t’i kuptoj
Se po dolen nga aty ku jane
Duhen veshe te forte t’i degjojne
Kur qendroj e vetme,ne qetesine qe me rrethon
Shoh nga jashte syve te mi
Hijen e hijes se tyre
Kur ngadale prek majat e gishtave te dores
Ndjej rrahjen e tyre,rrahjen e shpejte
Te lodhjes e te stermundimit
Qe per ta eshte e vetmja perkedhelje
E papritur lotet qe dalin nga syte
Kur bien ne toke,shndrisin kaq shume
Sa vetem une kuptoj,sekretin qe ata fshehin
Ato qe dikush do te mesoje
Ate qe eshte e vertete…. Por jo:
Jane fjale qe do te mbeten aty
Ne zemren tine,ne heshtje
Pa buje,pa endrra,pa fjale
Jane te mbeshtjella vetem me te verteten
Qe di vetem une dhe aty do te mbese
Sepse asnje nuk me kuptoj kur duhej
Por dhe sa duhej nuk me kuptuan
Pervec se shpirti im, qe i fsheh ne zemer
Ashtu sic fsheh zemra vajzerore
Te fshehtat e moshes se saj
Mundohem te gjej ngushullim
Ne cicerimat e zogjeve per rreth
Ne oshetimen e dallgeve te detit
Kur ai ka furtune
Ne vetetimen e qiellit te terbuar
Kur si katarakt i egersuar
Leshon pa meshire shiun,i cili bie mbi mua
Dhe kur une jam bere qull
Mornicat e te ftohtit me bertasin
Zgjohu,se asnje s’te kupton
Fjalet e zemres tende
Asnje nuk mund t’i thote ato
Pasi nuk kane ze,i ke skllaveruar
Kur zemra ime qan e derdh lot
Me ben te ndjeh dhimbjet e mia
E kur ajo buzeqesh
Me ka afruar prane atyre,qe me mungojne
Dhe atyre qe une dua!!!
“”””””””””””””””””””””””No photo description available.
Bisede me yjet…!!
Diku e fshehur hena veshtron
Biseden time me yjet
Qe mbi mua leshojne driten e tyre
Dhe me pergjojne cdo nate
Epshinbe dashurise time
Kur hidhem ne krahet e tij si “vetetime”
Veshtroj lart….e ju flas plot embelsi
O yje te zjarrte….ju dua shume
Cdo nate nen driten tuaj
Une jap trupin tim te llahtarisur
Ne duart e “yllit” ne toke
Le ta perkedhele….e ta “shpupulisi”
Ju mua…..perse me pergjoni?
Yjet njezeri….pergjigjen…
O bukuri e nates se qete
E nates se erret….qe na le pa fjete
“Pasthirmat”… tuaja te dashurise
Ngjajne me cicerimen e zogut te nates
Prandaj te pergjojme me mahni
Lakuriqsin e trupit tend
Kur ai te perjedhel…levizjet tuaja
Ngjajne si nje ” shtojzavalle”
Kur ai te thote…o sy pellumbeshe
O “cigane nate”…..
Qe kercen shkemb mbi shkemb
Per te arritur tek une
Me cmend puthja jote ” magnete”
E atyre buzeve te kuqe si gajtan
Gjoksi yt i perkryer…kur ne duart e mia
Leviz si dy koka “sorkadhesh binjake”
Te sapo lindura…….
Qe kerkojne ekuilibrin e nje finishi
Ta “asaj” dashurie….
Na mahnite edhe me shume
Kur ti mbulon lakuriqsin e trupit
Me fustanin e nates te tantellte
Dhe ne…..me driten tone nga lart
“Tonisim” konturet tuaja
Presim te largohemi nga kjo
“Enderr”, e vertete
Kur lodhja e dashurise …i leshon vend
Gjumit tend te thelle….
Atehere dhe hena melankolike
Merr rrugen per ne krevatin e saj
Ngadale dhe ne e ndjekim nga pas
Por pa ze……..
Ne kur dashurohemi…..nuk flasim
Vetem kuptohemi me sy…..
Eshte i vetmi diell i yni
Qe nuk njeh perendim….!!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.