Marjana Sulejmani

Imagjinate klasike…May be an image of 1 person
Futem ne dhome….
Me hapa te ngadalte..
Qe mos te t’zgjoj
Veshtroj ne heshtje
Shikimin tend te amel
Me fytyren e bukur
Te gjumit te nates
Dhe avash… kepus nga kjo
Nje ” lule” te vogel
E mbjell ne nje vazo
E ujis me lotet e tu
Qe te mos vyshket
Nxjerr nga veshet e tu
Tingujt e muzikes
Dhe ….i formoj ne nota
Te bej kengen e imagjinates
Marr kemishen …
E tantellte te nates
E tund gjithkund….
Ne dhome…te leshoj
Eren e trupit tend…
Te kundermoje….
Terheq nga alfabeti
Dy germat tona….
Njera…..diku nga mesi
E tjetra….ne fund
I bej ” thonjeza” te fjales
” Te dua”….
Dhe mandej …
Le te lire
Puthjen time…mbi ty
Dhe….aty ” loja” …!!!
Sapo ka filluar…..
“”””””””””””””””””””””May be an image of 1 person
Amarildo o bir….
Dallge e tallaz e ngrite shpirtin tim
Ti e papritura vdekje,qe me mallkove
Jeten e birit tim Amarildo
Buze pragut te shtepise me le
Arkivolin e parakohshem…
Dhe ike me rrembim…
Me braktise…duke me thare zemren
E ne zi me veshe gjithe shtepine…
Kjo dite sot….tek ne ndryshoj gjithcka,
Asgje s’do t’jete me njelloj…
Si dje….pardje….se s’do te kete..
Me neser e as pasneser…
Dhe une o bir…do te mbes,
Nje rob i viteve ne mungesen tende
Per t’gjithe Ne…me dielli s’do qeshe
As ajri s’do feshferij me ne veshe
As deti me s’do kete qetesi…
As toka s’do me sjell me…hapat e tu
Pritem nga ty buzqeshje e gezim..
Por egersia e vdekjes tende
Na previ ne bese….
Na mori frymen dhe jeten…
Lirin e jetes Amarildo te mori
Dhe mu…lekuren e trupit ma ropi…
Prekjet tuaja mbi mua si nene…mi vodhi
Ah jete katile….qe m’fute ….
Ne rrugen e sprovave….
Si uragan erdhe…e si hajdute shkove
Me lotet e mi si ujvare e zhureshme
Thur sot vargje…nga ky shpirt i djegur
Fjale Nene te coptuara ne grimca
Per Ty o bir im….
Do mbetesh nje plage…me kore te forte
Qe dor e nenes….ne vendin tend
Koren e dhimbjes do perkedheli…
Besova se jeta me ty do t’ishte
Nje “imazh” i bukur,qe duhej jetuar
Bota ime tani e mbrapa.Amarildo o bir
Do t’jete per t’gjithe Ne…nje zbraztire
Ikja jote me Ty…..me mori…
Buzqeshjen e dites….pa shkelqim ne sy…!!!
8 Prill 2021………Marjana……
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.