14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Marjeta Musaraj

Po rri ore njeri i mire
Mos me thuaj gjepurra,
Se nuk e dua jeten,
Me njeqinde te qepura!
Mos mi trazo vuajtjet,
Se jane si hallkat ne zinxhire,
Jane kala me mure te forta,
Do ti marr me vete, perjetsishte!
Noshta po ngjise shkallet per te, Zoti,
Se frymen e Allaut po degjoje,
Koha ne ujin e hireve le te kthehet,
Por une atje do te prehem pergjithmone!
Prandaj rri mire o njeri
E mos me thuaj gjepurra,
Se nuk kam moshen qe te luaje,
Me shaka te pa verteta!
Marjeta Musaraj! Mosha!
“”””””””””””””””””””””””””

Të ftoj në vallëzim!
Të ftoj në vallëzim,
se ndjej shumë ëmbëlsi.
Gjej diellin e gjithësisë,
ku unë rilind përsëri.
Ndërgjegje më mbështjell,
Me një dëshirë të zjarrtë.
Dora tënde e ngrohtë,
më mban të sigurtë pranë.
Puhiza e lehtë më ledhaton,
më belbëzon ca fjalë.
Në secilën petale fle një ëndërr.
që shtrihet butësisht, ngadalë!
Është një aromë e këndshme,
që deh shpirtin e trazuar
Aty shtrihem dhe derdhem butësisht.
Tek ty, o rrezja e praruar!
Rruga është e gjatë, pa fund.
Si deti shfaqesh, me dallgë.
Në brigjet e heshtura, asgjë nuk mund.
Poshtë tyre shpirti zien si llavë.
Sa shumë rreze janë thurur kurorë.
Triumfues shkëlqejnë me vezullim.
Qetësia fshihet në sallën e mbushur plot.
Kurse vallëzimi merr zjarr ,gjere ne agim!
Marjeta Musaraj! Dat/5/8/2021!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.