STINËT
Unë jam pranë teje, o gjelbërim!
Më josh si ujët e shpirtit tim.
Nuk i dua burimet e shterura.
Dua ajrin e pastër, me oksigjen!
Era fryn mbi kurorën e pemëve.
Puhiza e ngrohtë i rrit pa përtim.
Rizgjohet ëndërr e fjetur.
Yllin e humbur, nata e rindez.
Prit-prit o i bukuri gjelbërim!
I kemi përpara edhe dy stinë.
Është vjeshtë e artë me plot begati,
Pastaj vjen dimri, me dallgë mbi shkëmbinj.
Por vera mbetet thesar në kaltërsi.
Është deti i gjërë, ku shpalos pafajësinë.
Aty, ku thith kripën dhe trupin nxin.
Ku vallëzojnë zemrat deri në agim!!
Marjeta Musaraj!Data 1/9/2021!
“”””””””””””””””””””
Buzéqeshni,kéndoni,vaellzoni,lodroni,
O njerez kudo qé jetoni miqtè e mi,
Putheni jetén, jetoni, dashuroni,
Mes mirésis mes ndjenjés sinfoni,
Ndizni me ndjenjat né zemér zjarre,
Mbani syve veçse stinén pranver;
Dashuroni Driadat né fusha dhe male,
Jetoheni jetén se vjen veç njéheré!
Marjeta Musaraj! BUZEQESHNI!
Ju uroj nje dite super te bukur familjarisht!
Ishalla takoheni me orakujt dhe befshi mrekulli!