Ate caste hyjnor qe te njoha
Syve te tu u struk e kalrtra
Deti Mbeti pa det etjeve tona
E kuqa u ndez buzeve prej puthjeve
Mbeten lendinat te zhuritura te ngrata
Bardhesia e shpirtrave tane u be ortek
Theu boriga dhe lisat fisnike
Nga muza e hyjnit Sirene ne breg
Perqeshem vrastaret,demonet e ligj
Natyra dhe stinet mbin mes nesh
Dhe galaktikat me tere yjesine
S’ka me acar,ngric a rebesh
Dashuria dhe ajzberget i shkrijne.
“”””””””””””””””
Do t’ia marr kenges labe,
Se me djeg si zjarr ne gji,
Neper vargje mbijne lule,
Nje lendine me dashuri.
Nuk do te pyes se ku jam,
Ne dhe te huaj a ne Atdhe,
Jam marr kenges, ja marr,
Vet ia thyej,e vete ia mbaje.
A c’jehon kjo kenga labe,
Ne ato shkrepa,Ne ato male,
Kur kendoj ne dhe te huaj,
A, moj zemer, sa Po vuaj…
Kenga labe eshte gezim,
Kenga labe eshte guxim,
Eshte mjalt per shpirtin tim,
Zgjoj enderrat ne agim.