12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Marjeta Musaraj

Mëngjesit, dita e re kur vjen,Mund të jetë një imazh i Marjeta Musaraj dhe ambiente të jashtme
Lind bashkë me purpurinë e agimit.
Një dorë e zgjatur si ylberi,
Merr trajtën e një ure kalimi.
Përflaket hapësira në ditën e re,
që vjen gjithmonë pas agimit.
Secila stinë të falë ngjyrat e jetës.
Çdo ditë le pas imazhin e një kujtimi.
Dritat e verdha të neoneve,
ngjajnë si xixëllonjat, që presin agimin.
Tisi i natës ka misterin e pritjes.
Udhëtimi i natës nuk e humb drejtimin.
Mëngjesi i ri zgjon endjen e shpirtit.
Gjethet e pemëve vallëzojnë me potere.
Zogjtë fluturojnë gjithandej të shkujdesur,
duke lëshuar mijëra cicërima ndjellin njeri tjetrin!!
Marjeta Musaraj!Data/25/9/2021!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Titulli
BUKURIT E NATYRES!
“”””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Jetë e vështirë
Jeta rrjedh si burim i rrëmbyer,
por etjen nuk ta shuan asnjëherë.
Nëpër gurgullimat e saj mbajmë frymën,
duke përcjellë ditënetët
e pagjumë.
Ecim dhe askund nuk ndalojmë,
se nuk ka stacione pritje apo shplodhje.
Drita e hënës endet në brigjet e largëta.
Kërkon të gjejë motivet e humbura!
Shpirti joshet me yjet në qiell.
Gjithsecili humbet në universin unik.
Ngarkuar me rrompamat e fatit,
Në luftë me sfidat e realitetit mistik.
Pas reve të dendura fshihet dielli i jetës,
Por ne kërkojmë me ngulm rrezet e shpresës.
Melodinë e tyre ta kemi pranë vetes.
Që të kapërcejmë labirintin e rrugëve, ngarkuar plot me halle e derte!
Marjeta Musaraj!Data/14/9/2021!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.