6.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Marjeta Musaraj!

PERVJETORIT TE PAVARESISE

Hyj muzeut te atdheut
Ngarkuar ndjenjash krenaria
Perhumbur vijne syve imazhet nder epoka
Historia flet si dikur Odises,Skenderbeut
Heronjeve diellit u ndrin trimeria.
Nje shekull me pare ketu u mblodhen
Kesaj sofre antike rrenje Pellazge
Bijet e memes vallen e shqipeve hodhen
Vershuan si deti i Jonit me tallaze
Flamurin valviten,duarve mbanin kordhen.
Mbledhur tere Pellazget anembane
Thiam,Trespot,Shkup dhe Manastir
Rrinte krah Plakut Isa Dardan
Zbriten nga anijet Ulqinas,Ilir
Vlora hapi shpirtin,Kombin brenda mban.
Ishte vjeshte atehere,vjeshte e historise
Ishte Nentori i dyte si dikur Skenderi
Kur Gjergji dragua ju perball Turqise
Sot ishte Smaili plaku Pavarsise
Bashke me gjithe kombin t’i jepnin nderin.
Nga ajo karroce ardhur ato vite
Sot atdheu im shumohet dhe rritet
Sot gjithe Shqiptaret,globit ane e mbane
Flasin dhe kendojne me gjuhen qe kane
Ti flamur valvitesh,qiellit bashke me shqipe.
Tere miravjecaret brenda muzeumit
Erdhen brenda kraharorit e fort gjemuan
Te gjithe kenduam bashkuar flamurit
Me gjuhen e hynive geg e toske kenduam
Muarem vetes mallin e dheut dhe gurit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.