18.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Gjurmë të humbura…

Ditëve shkundim
pikëllimin e netëve të zbrazëta
me flatra të arta nisim rendjen
në pyllin e ëndrrave të dritës
U druhemi të panjohurave
duke mos shkelur në kurthin
e shpresave të rreme,
as mbi kujtimet e ngurta të së shkuarës
në gjurmët e kohës
Mbështillemi me qiell
për të thithur lirinë
e rendim derisa lodhemi
për të pushuar në zbrazëtinë
e shpirtrave sipër reve…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.