13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Për ty,Kosovë!
Kosovë,o bijë e flakëve!
Prej plagëve,të pikon ende gjaku i bijve,
atyre që ta gdhendën historinë
në çdo shkëmb e gur
e në fushë të betejës ranë fli
për tokën e të parëve,për flamur e liri.
Kosovë,o tokë legjendare!
Zëri yt ushton qiellit për bashkim.
I madh e i vogël të përkulen në gjunjë,
e për emrin tënd me gërma shpirti,
çdo trim kthehet në martir.
Kosovë,moj lule gjaku!
Që çel dyert për Drinin poetik,
çdo vit ngrihesh më e bukur.
Moj nënë e madhe plot lavdi
që rend shekujve me krenari dardane!
Shenjtërinë ngritur ke në Zot,
I bekon poetët me shpresë e dashuri
e ata me vargje diellore të drejtohen,
Ty,o dhimbje malli për Shqipëri!
Ringritur gjithmonë më e fortë mbi çdo stuhi!
E nderuar përjetësisht nga bijtë e ty,Ibrahim(Rugova),Rexhep(Qosja) e Sabri(Hamiti)!
Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.