2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

 

Rreth vetes
No photo description available.
Edhe pse nuk flasim,
heshtja nuk di të mbajë sekrete,
se shpirti flet në vargje,
se nuk ndodh asgjë
mbi ndjenjën e bukur.
Le të shkojnë vitet,
të ndërrohen stinët,muajt,
le të ikin ditët.
E përjetshme është dashuria,
pavarësisht se në radhë presim vdekjen,
mos u tremb nga pritja,
ende nuk kemi vdekur.
Koha vërtet rend pa plan,pa busull,
por ne jetojmë rreth vetes,
si ajri,zjarri,uji rreth e rrotull tokës.
Marjeta Shatro Rrapaj
“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: re, qiell, oqean, jashtë dhe natyrë
Në blunë e mëngjesit
Në blunë e këtij mëngjesi kristal,
pas të largëtit vegim shkoj shumë larg.
Ky shpirti im bredharak,
I vjen botës rreth e qark.
Arratiset nga vetvetja kufi
e endet pafundësisë dlirësi.
Rend i lirë në eter,
lë pas dhimbjen që e bren.
Si fatlum fluturon drejt diellit,
joshur prej të panjohurave misticizëm.
Shkon në takim me muzën ,
buzëmbrëmjes, jehonë e këngës tij.
Shpalos flatrat dritës bardhësi
pranë të përjetshmes, përjetësi!
Marjeta Shatro Rrapaj
“””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe tekst
A mund t’i fshihemi vetes,
kur heshtja çmendet?
Tani jemi vërtet dy shpirtra pa trupa,
Dy hije të gjalla në drejtime të kundërta,
njëra drejt Veriut,tjetra drejt Jugut.
***
Can we hide from ourselves,
when is silence going crazy?
Now we’re really two bodyless souls,
Two vivid shadows in opposite directions,
one towards the North, the other towards the South.
***
Est-ce qu’on peut se cacher,
quand le silence devient-il fou?
Maintenant, nous sommes vraiment deux âmes sans corps,
Deux ombres vives dans des directions opposées,
l’un vers le Nord, l’autre vers le Sud.
***
Possiamo nasconderci, quando il silenzio diventa pazzo?
Ora siamo veramente due anime senza corpo, due ombre luminose in direzioni opposte,
una verso Nord, l’altra verso Sud.
Marjeta Shatro Rrapaj
***
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.