31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Pafundësi përjetimi…Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, oqean, qiell, jashtë dhe ujë
Era i përkund mendimet
e i shtyn larg,
atje ku lumturia s’ka fund,
atje ku humbasin kufijt,
atje ku përflaket dielli,
atje ku shpirti lahet në tejdukshmëri
e ku me vete mbart fatin tim,
fatin e heshtur,fatin e shkruar,
ku përulësia puth ëndrrat
e i zgjon prej gjumit.
Dhe ashtu kapur te njëra-tjetra
marrin rrugën e realizimit,
pa nyja,pa përdredhje,pa thyerje,
pa shpërbërje,pa çarje shprese
si dritëza të arta në mendje
që zbukurojnë livadhin e ndjenjave,
zbrazur prej ndrojes
që pengon shpeshherë rrjedhën,
ku jehona e shpirtit largon mjegullën
e trishtimit të dëshirave të mohuara
për përkorjen e paplotë të kthjellimit,
ku koha mat hapat
e brejtjet e pandërprera të ndërgjegjes
për çfarë është mirë e keq,
në tingujt e thjeshtë të zërit gjallues,
ku jeta zhvishet
me shpirtin lakuriq
para realitetit të dhimbshëm
të limfës në ndryshim,
mahnitur nga befasitë e poezisë
që vlon brenda lëkurës
për të jetuar 1000vjet
në boshin e Askundit,
ku Zot jam vetëm unë.
24.10.2020
Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.