15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Çdo agim një poezi

Këndoj e dehem mëngjesit
me këngën e ëmbël të zogjve
që sjellin agimin në sqepa
e shkruaj për gëzimin
që rrjedh çurg
e zgjoj ata që e duan jetën
e i ndez mendimesh
për puthje qielli,toke,ajri,
për bekim dite
me bardhësi shpirti
me melodi deti…
Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””””””

Gjetherënie

Këputet si gjethe vjeshte,

kur hesht fatali njeri,

pas e shoqëron e trishtuara biografi.

Gjunjëzohen akrepat,

vdes koha në hekatombe ëndrrash,

‘dhembshurisht’ qan bota,

dëneset,regëtin

me të sinqertën hipokrizi!

Nga largësia e përtejvdekjes,

kumbon harresa

e shpirti fluturon në re.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.