Rënkojnë gjethet e fundit
për dhimbjen e zgjimit në agim,
ku vjeshta e përhumbur në melankoli
po bëhet gati për çastin e ndarjes
e heshtja e ankthshme
si fole e të pashprehshmes
pret dimrin të vijë
që gjithmonë prej zemërimit
kafshon dritën e mekur
për kristalizim të vitit që do të vijë,
për përqafim largësish,kundërshtish
e vegimesh surprizë…