Marjeta Shatro Rrapaj

Stinët e ikura

Imazhi mund të përmbajë: re, qiell dhe jashtë

Në këtë botë të madhe shtegëtarë jemi,
vijmë befas,si retë ngarkuar në qiell,
fillojmë agimin e jetës,me ngulm jetojmë
e më pas në të fundit muzgje,heshturazi shkojmë.
Si bien lehtas,gjethet e pemëve në vjeshtë,
dridhur tingujve ajër e rrëzuar trotuareve
rrjedhin lotë-fjalë,përhumbur në trishtim
erës së veriut ardhur kaq thëllim.
Nuk ka keqardhje për kohën e humbur
as për stinët,që do të vijnë sërish,
por për vargjet e shpirtit,ndërtuar me dhimbje
e të lartat frymëzime,harruar në qiell.

Marjeta Shatro Rrapaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.