20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Pafundësi heshtjeje

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur, oqean, re, qiell, jashtë, natyrë dhe ujë

Shpirti shtypet prej mendimeve
e dridhet prej ndjenjave,
kurse ritmi i jetës varet nga alternimi,
harmonia e Qenies,ekuilibrimi,
ku bota hipnotike ka pikëpamje të shumta,
por përreth çdokujt ka korsi të pafundme
e për njëri-tjetrin jemi busulla orientimi,
në udhëkryqe linjash,kryqëzime drejtimesh,
ku nëse shtojmë dëshirat,
lëkundet drejtqëndrimi
e shpërqendrohemi universalisht,
ngatërrohemi galaktikisht
prej amplifikimit joshës.
Baraslargohemi nga dallgët e ndjesive,
perceptojmë ndërlikimet ritmike
përqafojmë format platonike
për analogji simetrike
në realitetin konveks
të koordinatave të fjalëve poetike
për zgjatje qetësie shpirtërore,
për kthjelltësi të pashtershme kaltërsie,
përhumbemi rendjeve për zbulime misteri.

Marjeta Shatro Rrapaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.