14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Kokrrat e ftonjve
Imazhi mund të përmbajë: fruit
Në ëndërr vjeshte,si Adami e Eva
ecim të dy në kopshtin me ftonj.
Kokrrat e verdha na ftojnë në mëkat,
veç nuk i kafshojmë
se janë shumë të forta
si e pamundura që na tundon shpesh,
por nuk e prekim dot
e të uritur mbetemi gjithmonë…
Marjeta Shatro Rrapaj
“”””””””””””””””””””””””
Meridianë
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, qiell, muzg, jashtë dhe natyrë
Nuk ka më lojëra,
nga ato,
që shpesh rutina i pleks
shtjellave mendime,izolime,
kufijve të zemërimit të përbotshëm,
etje, për eksplorim,
lojë shqisash, ndjenjash,
dëshira të zjarrta,
e më pas përbuzje gjer në herezi,
thyerje të ditënetëve,
arratisje prej botës së rreme,
ëndrra të përbashkëta, egoizëm.
Ky zgjim i ri, na ka tjetërsuar,
dy meridianë të largët,
pa asnjë pikë takimi!
Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.