Bien meteorë në Meteora
e shpërndahen meteoritë
në drejtim të kundërt me ta.
Rebeluar prej Erës
që u fryn në vesh
e i shtyn me forcë mbi Tokë.
Bota trembet për vdekje
prej sinoptikës së tmerrshme
se gravitacioni i thërrmijave
formon yjet
që lëvdojnë përkohësisht
copëzat e vogla mikroskopike…