Këlthitje deti…
Mbi ujërat e fjetura të vjeshtës
e mbyta trishtimin për ty
e deti i thellë ulëriu me dënesje
e i ngriti dallgët sa një mal
prej brengës që filloi ta gërryej
e i përpiu brigjet me zemërim
bashkë me gjurmët e këmbëve
lënë mbi rërë çdo mëngjes
e ca guaska i nxorri prej fundit të tij
duke pëshpëritur se na kishte dashur shumë.
Marjeta Shatro Rrapaj
“””””””””””””””””””
Marjeta Shatro Rrapaj
Në detin
e syve të mi
Poezi
MILOSAO, 2016
“””””””””””””””””””
Të dua!
Të dua çmendurisht,
pafundësisht
me gjithë forcën e shpirtit
gjer në thellësi të poreve të tua.
Zemra rreh si e marrë,
sa herë që ëndrrat m’ i zgjon
e yjet digjen qiellit tim
në të zjarrtën flakë dashurie.
Sikur nga kraharori do të dalë.
Degjomë të thotë
Për ty rrah kaq fort!
Buzët e tua janë burim jete.
Sytë e tu rrezatojnë dritë shprese
Kur je larg të ëndërroj
Të kam pranë të dëshiroj
Ty të jepem me dëshirë
Më puth çmendurisht
Pafundësisht!
17
Për prindërit tanë
Do shkruaj për ju, o prindërit tanë!
Për ju që kurrë nuk ndjetë të lodhur
Për ju që gjumin e bëtë të trazuar
Për ju që na mësuat ç’ është dashuria!
Do shkruaj për ju këto radhë vargjesh
Jo me shkronja, por gërma shpirti
Ju shëmbëllimi më i bukur
Modeli ynë i përkryerjes jetë
I hapave tanë të përditshëm
Pasqyrim i përjetshëm reflektimi.
18
Shpesh në jetë
Shpesh në jetën tonë
Luajmë me nënqeshjen e hollë,
Qeshim, kur s’ na qeshet.
Në trishtim fshehim dhimbjen
Tregohemi të fortë, kur s’ jemi.
Nga mosbesimi dyshojmë pa fund.
Nga mllefi thyejmë besimin.
Ngurtësojmë ditët nga keqardhja.
Për vuajtje torturojmë veten tonë.
Ndërtojmë të ardhmen në rrëmujë ndjenjash.
Presim me shpresë…
19
Ëndrrat e mia
Ëndrrat e mia si albatros mbi detin furtunë
Fluturojnë drejt teje.
Ti je qielli për mua e unë deti valëzuar
Në kohë me stuhi egërsohemi të dy!
… dhe kur shtjellat shpërndahen:
Ngjyrat e ylberit i falim njëri-tjetrit,
ashtu koloritësh pa fund
puthemi në paqe !