Humbur…
Humbur kemi të dy
udhëkryqeve të pafundme
të mendimeve rrëmujë,
pa dritë,pa ngjyrë,
plot vuajtje,plot dhimbje.
Humbur qiejve plot re
ku fluturojnë zogjtë e lirisë pa fre.
Humbur perëndimesh,agimesh,
humbur fantazish,dashurish,
në ngritje ylberesh,
plot ngjyrime ndjenjash,dëshirash,,
për një Botë të Re.
Tej horizontit pa kufij
lëshojmë lutjen e besimit
për përjetime plot kuptim
mbushur pasion të vargëzuar
të fjalëve poetike.
Marjeta Shatro Rrapaj
“”””””””””””””””””””””