E pakontrollueshme?!
Shumica e turmave numerike
i mbushin zgavrat e mungesave
me”analizën” e jetëve
të njerëzve ndryshe,
ku gëzimi i të tjerëve
bëhet mola gërryese
e mureve rrethuese të zbrazëtisë
që vetëushqehet prej kohësh
me reaksionet e brendshme
të emocioneve të mekura
prej kufizimeve të lindura
të pamjaftueshmërisë
për të fituar ekuilibrin e egos
në luftën e jetës…
Marjeta Shatro Rrapaj