13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Mund të jetë një imazh i 1 person, syze dielli dhe ambiente të jashtme

Pranë diellit…

Ndër flokë më ngeci ëndrra

e më ndjek në ecjen instiktive

në bardhësinë e ditës përballë diellit

e lundron në shpresën time të përgjumur

për shekullin e ri të dëshiruar ndryshe,

pa plagë,pa vuajtje,

pa revolucione mjeksore,

me ekuilibër,me humanizëm,

pa lënduar dhe pa u lënduar,

pa vese,pa mëkate

duke prekur paqen

që në lindje të diellit të mëngjesit

deri në takimin e tij me hënën e mbrëmjes

pa u shmangur nga të qenit e të mosqenit bashkë…

Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i lule

Verë prej vere…
Verë e bardhë,
monokromatike,
e artë,
dehëse,
që ndez gjakun
me dritat e parajsës
shumëngjyrëshe të përjetimeve
të brendshme,të padukshme,
aromatikja verë,
që sjell verë
prej eliksirit
që shpërthen venat.

Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””

Rënkueshëm…
S”ka mbetur asgjë,
nga trillet e dikurshme.
Rënkon dhimbja si e marrë,
në kllapin e natës së errët,
që zvarritet shpirtrave pa ngjyrë
me lëvizje të pakontrolluara,
deri në kufijt e ditës
që pret të marrë trajtën e dritës…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.