8.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Kundërshti…

Në udhëtimin e bujshëm,

janë të tepërta fjalët e thjeshta,

se mes dy botëve të kundërta,

të të qenit në ballë dhe aty nga fundi,

mes tyre ka veç dhembje

dhe pranga trishtimi të pasosur

si mes arsyes së ngrirë dhe ndjenjës fluide

të kufirit ndarës mes trupit e shpirtit,

ku çdonjeri ndihet trazuar mendimesh,emocionesh,

ngatërruar përvuajtjesh,përpjekjesh

në ujërat e turbullta të kohës

që rrjedh e rrjedh pa ndalur brigjeve të amshimit…

Marjeta Shatro Rrapaj

“”””””””””””””””””

Une série de lumières à coté, je vois
Corfou, d ‘un collier d’or, orné.
Un projecteur, sur le seul phare,
met en lumière la mer Ionienne
et ,m’éblouit.

Ce soir la nuit est froide

Et la mer sans cesse,

vrombit.

Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””

Një akrostik i bukur , vlerësim për çdo grua
sipas poetit lirik Adem Xheladini .
Urime poet për vargjet e bukura!
Hënë që shfaqesh e plotë natës vonë
Yjet kur lozin me qesëndi nëpër qiell
Je dritë e saj, që ndrit natën time zezonë
Nëpër shteg errësire më shfaqesh rrezediell
Emblemë e ditës që freskon me krojet Dodonë
Si puhizë mbi grunajë vere, vapa kur më ndjell
Hark mbi horizont, ylber me ngjyra pas shiut vonë
Ëndërr bardhësish, mëngjeset kur m’i sjell
Tek vjen vrullshëm, verën me valë ma vlon
Ëndja e jetës, që nëpër shtigje më përcjell
Këngë mbi buzë, fjalë e vetme që jehon
Ag i shpresës, dëshirë e vetme që jetën ma ndjell

Mbi gravura kohe mall që m’përvëlon!…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.