Ti krijesë hyjnore!
Ti bukuri e rrallë,
ku thellë brenda vetes
fsheh një botë magjike.
Je ti fatsjellësja
për këdo që të rri pranë.
Realizon dëshirat,ëndrrat
e realitetit veshur me mister.
Ti e bekuar je!
Ti qenie e pafajshme
me lotët e kristaltë të dhimbjes
si dëshmitarë të përvuajtjes
të brengave të shpirtit.
Ti je shpirt i dëlirë
me zjarrin e shenjtë të dashurisë.
Je shpërndarëse e dritës së yjeve!
Shëmbëlltyra më e bukur
e ëndrrave të bardha.
Mbushur ëmbëlsi në parajsën tokësore,
je ngjyrë,melodi që deh.
Ti grua,je frymë e shenjtë!
Rreze dashurie që ndriçon mbi gjithë qiejt.
Ti je deti i shpresave të reja
shtrënguar fort në gji.
Ti grua,vetëm ti!