Valëzim mendimi…
Rend mbi vesë
poshtë diellit
ama e dëlirësisë
duke pëshpëritur
fjalë mëngjesore
që u këndojnë ëndrrave të kohës,
dëshirave të fshehura
për brishtësinë e ekzistencës
të të qenit i vetëdijshëm,
për mungesat,nostalgjitë,kujtimet,
për burimet e ngjyrave
që mbulojnë me pafajësi drite,qielli e dielli,
duke falur mundësinë e shpërqëndrimit,
ku ngatërrohen prej erës
flaka e së vërtetës së njeriut
me realitetin
për t’u kthyer në shkretëtirë
pa brigje kufizuese,
ku digjet etja e botës së thatë
me klithmat e vdekjes së ngadaltë,
ku kemi borxh atë që jemi…