16.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Endacake…
Humbas dritës mëngjesore
e ajër bëhem mes fjalëve,
derisa të lind prej meje
vargu i ditës bekim
që më përmbyt fytyrën
me gëzim euforik
e të vizatoj imazhin bredharak
të mendimeve plot ngjyra të gjalla
sipas trajtave shqisore
në rendje pamjesh të lëvizshme
me qartësi të tejdukshme
prej burimit të vizioneve
ringjallur kohës trilluese ,endacake…
“””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bizhuteri

Fari…
Një far i largët
në mes të detit
si sy ciklopi,
përgjon anijet
në errësirë
dhe vrojton
Poseidonin
që kërkon
sirenën e humbur,
rrëmbyer nga melodia e natës
në pafundësi humnerash,
ku fryn bunaca
e trazon leshterikët.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.