“””””””””””””””””””””””””
Yllësim fati…
Në qiell
ngjizet drita yjore
me kaltërsinë ultramarine
që shkreptin blicit fotografik
në ngrirje përjetësisht
të rrathëve ciklikë të stinëve
që erëmojnë të vërtetat,
kur koha vallëzon me shpirtrat
duke pritur ardhmërinë mitike,
ku e tashmja arkitekturore
përthith çastet e papërsëritshme
që nuk i shmangen dot shembjes së formës,
në kumtin shungullues të rënies së lirë,
në çlirim hapësire pështjellimi
ku vullneti ngrihet mbi trajektoren e Frymës
që dridhet me pathos përballë mendimit
në kujtesë të kthjellët të misterit shtangues
në skenarin e paracaktuar të yllësimit të fatit…