13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Pafundësi poetike e pashprehur

Dielli në qiell
e pasqyrimi mbi ujëra.
Shikoni si puthet
vala me bregun.
Po mos u gënjeni
nga puthja e artë që shihni.
Por lexoni universin
me fjalët e pathëna!

Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

Tjetërsim

Rrimë e presim të nesërmen,

të vijë plot shpresë,

të prekim lumturinë e munguar,

fshehur mjegullës jetë

e të na pushtoj drita.

E mundimshme ta lëmë veten të lirë,

por më pas e pakontrollueshme

të kufizohemi prej tundimit të misterit,

se egoja na shtyp idetë,pasionet.

Heqim dhe vëmë shpesh kufijtë

mes njëri-tjetrit.

Reaksionet e brendshme të ndërgjegjes

na çojnë në ekuilibër të përkohshëm,

përfundimisht të pavarur nga graviteti,

se gënjeshtrat e ëmbla i kemi thënë

për të larguar mërzinë e çasteve të trishta,

por shpesh kemi thënë të vërteta të frikshme

krejt të dehur,fshehur pas eklipsit hënor

e tani asgjë nuk i lidh më botët tona të largëta,

ku monologu i heshtjes rënkon në ajër

se me iluzione të rreme jemi gënjyer

mëngjeseve pa ngjyrë,

kur trillet e shpirtrave zgjohen prej delirit,

kur ankthi godet,kafshon e dhembjet mbytin

e ndjesi të idhëta sundojnë naivitetin e lidhur pas rrënjëve të thara të shpresës

kthyer në të tjerë njerëz

të rrethuar me mure izolimi,

kur nuk ka më sfida,

etje për eksplorim bote,

lojë shqisash,ndjenjash,

dëshira të zjarrta,

përbuzje rutine,

thyerje të ditënetëve,

arratisje prej botës së gënjeshtërt,

ëndrra të përbashkëta,egoizëm.

se zgjimet e reja tjetërsojnë,

se meridianët e largët

nuk kthehen dot në paralelë

dhe as paralelët në meridianë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.