12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Polaris…

Në fund të detit prehen fjalët e pathëna,
për qytetërimet e rëna,
kurse në horizontet e mbyllura ka plot metafora,
për thellësitë e mbushura me të pashkruarat poema.
Toka ,trupi është arka që i mban të tëra,
ëndrrat që lëvizin si dritëza
në pyllin e mendimit
e shuhen në galaktikën e dyshimit
me tingujt e këmbanës festive
të përshpirtjes së të dielës,
kur gjendet vetja mbi ose poshtë reve
në kërkim të Yllit të Betlehemit
duke adhuruar Mesinë,dritën e shpresës,
supernovën në Galaksinë e Andromedës
për të pasur gëzimin e jetës,
duke rrokur Yllin e Veriut
dhe uron :Ardhsh i bardhë Polaris!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.