9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Marjola Salataj

Këto vargje janë për dy fëmijët e mi, ku si dhurat nga mami , morën nga një libër me poezi enkas për ta.Në formën e një rrëfenje të jetës së tyre deri më sot, ku dashuria e nënës të mbes dhe mes vargjesh.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

TI MË NDAL FRYMËMARRJEN

********************************

Ti më ndal frymëmarrjen më verbon syt,

Zemra pulson me ritme të pa zakonta,

Trup dhe mendje mi çon në tjetër dimension,

Para teje marrosem, ku as veten se njoh!!

Ëngjëll prej një tjetër bote erdhe tek unë,
Jetës time ti jepje ngjyra marramendse,
Stolisur me arin e mrekullis së përrallave,
Parfumosur me aromën dehse…

Dhurata prej zotit, ushqyer me gjakun tim,

Drita që zbardh mëngjeset me motive shprese,

Ujvarë prej shpirti Zbritur! Burim kristalor!!

Magjepsja e jetës që më rrëmben me vete.

“””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bar

ARRATISEM
**********************
Të arratisem dua sonte,
qoftë për një natë, a dy a tre
të mbledh ca grimca lumturie,
Mbështjellë në gji ,me to të fle.
Zog nate le të bëhem unë,
Kilometra largë të shtegëtojë,
lodhjen aspak s’kam për ta ndier,
Se kam një mall ,që përvëlon.
Çarçafë mëngjesi le të kem rrezet,
të ngrohin trupin me dashuri,
të më thajnë lotin si pika vese,
Shkëlqim të marrin, këta sytë e mi.

Qielli me yje, kuvertë të bëhen,

të bien ,mbi trupin tim ,ngadalë,

të zhytem në ëndrra të gjalla,

të takojë njerzit që ndodhen largë.

“””””””””””””””””””””

NATYRA DEHSE

******************

Me bukuri ma mbështjell trupin,

Dhe befas bëhem ,njësh me ty,

Më deh magjishëm, me hijeshin,

Më rizgjon ëndrrat, humbem aty.

*********************************

Më përkëdhelin, pemët, lëndinat,

Freskia më deh si ver e kuqe,

Mëndafsh i but më duket toka,

Udhëtojë në një botë, krejtë ndryshe.

**************************************

Cicërima zogjësh, melodi kënge,

Një fllad i lehtë, një tingull zemre

Një mrekulli ,dhuruar nga zoti,

Natyrë qëndisur, dehje kësaj bote.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.